“Kujdes me higjienën e produkteve ushqimore”
Fluksi i pacientëve me helmime nga ushqimet që marrin trajtim në QSU, është normal dhe i përballueshëm. Këtë pohon Ministria e Shëndetësisë.
Por ndërkaq ky dikaster bën apel për më shumë kujdes me higjienën dhe produktet e konsumit të përditshëm. “I bëjmë thirrje qytetarëve që të kujdesen për një higjienë të përshtatshme personale dhe t’i ruajnë ushqimet në kushte frigoriferike”, u shprehën specialistët e ministrisë. Ata nënvizuan se, disa nga masat që duhen të merren për parandalimin e gastrointeriteve (helmimeve nga ushqimet) janë konsumimi i ujit të sigurt, larja e frutave dhe perimeve përpara konsumit. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes që të mos blejnë produkte të ambalazhuara, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në diell. Kjo, pasi i nxehti favorizon prishjen e këtyre produkteve, çka mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin. Por ndërsa dikasteri i shëndetësisë i bën apel qytetarëve, tregjet tona vijojnë të mos kenë as kushtet më minimale të ruajtjes së ushqimeve. Bulmeti dhe qumështi shiten në pikun e vapës, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk marrin asnjë masë ndaj tregtarëve ambulantë.