E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja e Dajtit në Prokurori: Na jepni leje ta operojmë

Familja e Dritan Dajtit, autori
i vrasjes së pesëfi shtë
mesditën e 7 gushtit në
qytetin e Durrësit, zbarkon në
Prokurorinë e Krimeve të Rënda
me shpresën se do të marrë leje
për të vizituar të afërmin e tyre
me dy plumba në trup. Dje në
mesditë, rreth orës 11:30, bashkëshortja,
babai, nëna dhe vëllai
i 38-vjeçarit mbërritën në prokurori
me një automjet tip BMW,
ku shoferja ishte Dorela Dajti,
gruaja e të akuzuarit nga prokuroria
për "masakrën e Durrësit.
Familja është drejtuar te sporteli
i Krimeve të Rënda, ku kanë
kërkuar takim me prokurorët
e çështjes. Duke qenë se është
muaji gusht dhe prokuroria ka
marrë pushimet vjetore, ata janë
njoftuar se prokurorët nuk ndodhen
në zyrë, por vetëm drejtuesi
i hetimeve, zëvendësprokurori i
Krimeve të Rënda, Kosta Beluri.
Familjarët këmbëngulën në një
takim me prokurorin, pasi kërkesat
e tyre i drejtoheshin zyrtarëve
të prokurorisë. Pas një pritjeje
prej 20 minutash, babai i Dritan
Dajtit, Hasani, ka vëzhguar të
gjitha lokalet rreth prokurorisë
për të parë nëse ndodheshin
hetuesit e çështjes.
Takimi në prokurori
Pritja ka dhënë rezultatet e saj,
ku zëvendësprokurori i Krimeve
të Rënda, ka autorizuar personelin
e sportelit që dy familjarë të
të akuzuarit për vrasjen e pesë-
fi shtë të marrin kontakt me të.
Dje, rreth orës 12:00, Dorela dhe
Hasan Dajti ngjiten në katin e
katërt të Prokurorisë së Krimeve
të Rënda ku marrin një takim
me prokurorin Beluri. Takimi
ka zgjatur rreth 25 minuta dhe
mësohet se familjarët e Dajtit i
kanë kërkuar prokurorit takim
me të afërmin e tyre. Përveç
këtyre, bashkëshortja e Dajtit
kërkoi që familjarëve t‘i lejohet
që t‘i dërgojnë disa rroba e ushqime
të dënuarit me 25 vite burg,
si dhe u ankua për trajtimin jo të
mirë shëndetësor e njerëzor që i
bëjnë Dajtit në Spitalin e Burgut.
Pas depozitimit të kërkesave
dhe ankesës, bashkëshortja dhe
babai i 38-vjeçarit kanë dalë aty
rreth orës 12:25 minuta nga dera
kryesore e Prokurorisë së Krimeve
të Rënda, duke u drejtuar
tek automjeti tip BMW, që ishte
parkuar përballë prokurorisë dhe
është larguar duke marrë si "pasagjerë"
familjen e bashkëshortit
të saj, babain, nënën dhe vëllain.
Kërkesat
Sipas burimeve nga akuza
qendrore, Dorela dhe Hasan
Dajti u kanë kërkuar prokurorëve
të çështjes të ndërhyjnë
për të mundësuar operacionin
kirurgjikal të Dajtit, si dhe një
takim me të në ambientet e
Spitalit të Burgut. Në takimin që
ka zgjatur 25 minuta, familjarët
kanë këmbëngulur që Dajtit
t‘i kryhet ndërhyrja kirurgjikale
pas dy plumbave që ai ka
në trup që nga masakra e 7
gushtit, një plumb në shtyllën
kurrizore dhe tjetri në kofshën
e djathtë, nga të cilët rrezikon
paralizimin. Disa ditë më parë,
familjarët e Dritan Dajtit i kanë
kërkuar Prokurorisë së Krimeve
të Rënda dhe spitalit "Nënë
Tereza" leje për të zhvilluar
ndërhyrjen kirurgjikale dhe për
të hequr plumbat që ka në trup.
Tri ditë më parë, bashkëshortja
e Dajtit, i cili është i dyshuari
kryesor për vrasjen e katër punonjësve
të policisë në qytetin e
Durrësit, ka zhvilluar një takim
me prokurorët e çështjes. Sipas
burimeve nga akuza qendrore,
Dorela Dajti i ka dorëzuar një
kërkesë prokurorëve të çështjes,
që bashkëshorti i saj t‘i nënshtrohet
një operacioni kirurgjikal,
pasi gjendja shëndetësore
është e rëndë. Sipas burimeve
nga akuza qendrore, institucioni
i prokurorisë nuk mund të
vendosë për këtë kërkesë, pasi
nuk është spital. Janë organet e
shëndetësisë, sipas akuzës, që
vendosin nëse Dajti duhet apo
jo t‘u nënshtrohet ndërhyrjeve
kirurgjikale. Ndërkohë që një
kërkesë e njëjtë është dorëzuar
pranë spitalit "Nënë Tereza" në
Tiranë. Drejtoria e këtij spitali u
ka kthyer përgjigje familjarëve të
Dajtit se duhet të marrë leje më
parë tek institucionet e drejtësisë
(policia e prokuroria). Duket se
spitali nuk i ofron të gjitha kushtet
e sigurisë për të zhvilluar operacionin,
pasi ekziston mundësia e
një arratisje të mundshme.

Dëshmia e Dajtit, përplasje
prokurori-avokat

Prokuroria e Krimeve të Rënda
dhe avokati i Dritan Dajtit
kanë mendime krejt të ndryshme
për pyetjen e të dyshuarit si autor
i vrasjes së katër punonjësve
të policisë në qytetin e Durrësit.
Avokati Arben Qeleshi pretendon
se me këto kushte, klienti i tij
e ka të pamundur të dëshmojë
para organeve hetimore. Nga
grupi hetimor mësohet se hetimet
janë në fazën fi llestare dhe
duhet edhe versioni i ngjarjes nga
38-vjeçari për të realizuar hetimet
e mëvonshme. Duket se palët
kanë një përplasje midis tyre çka
ka vonuar dëshminë e personit
që ka shkrepur armën në datën
7 gusht, duke sjellë pesë viktima.
Megjithëse kanë kaluar 20 ditë
nga ngjarja grupi hetimor nuk ka
mundur ende të realizojë marrjen
në pyetje, pasi familjarët dhe avokati
i Dajtit këmbëngulin se primare
është shëndeti i 38-vjeçarit
dhe më pas duhet menduar për
mbrojtjen e tij. Por ajo që është
e sigurt për prokurorinë është
se avokati i Dajtit, i cili mbron
edhe interesat e Erges Xhaxhit,
nuk do të apelojë vendimet e
Gjykatës së Krimeve të Rënda që
i lanë në burg dy të akuzuarit për
masakrën e Durrësit. Prokuroria
po vijon të mbledhë prova dhe
dëshmi për ngjarjen.

Ekspertizat e armëve,
drejt përfundimit

Prokuroria e Krimeve të Rënda,
e cila po heton dosjen e Dritan
Dajtit për vrasjen e katër agjentëve
të policisë, prej disa ditësh
ndodhet në pritje të akt-ekspertimeve
balistike dhe krahasuese
të gëzhojave dhe pistoletave të
përdorura nga i shumëkërkuari.
Ekspertimet, sipas akuzës, do të
zbardhin enigmën e dyshimeve
që Dajti mund të ketë përdorur
të njëjtën armë edhe në krimet e
tjera, që dyshohet se mund të ketë
qenë autor i dënuar tashmë me 25
vjet burg, që për arrestimin e tij u
vranë katër agjentë policie. Sipas
tyre, pritet që në ditët në vazhdim
të vijnë akt-ekspertimet e gëzhojave
të gjetura në vendngjarje
dhe pistoletave të sekuestruara
që janë përdorur nga Dajti pasditen
e 7 gushtit 2009 në Durrës.
Pritet edhe zbardhja e ekspertimit
krahasues të gëzhojave që janë
gjetur në vendngjarje që mund
të jenë qitur nga e njëjta armë
edhe në rastet e tjera. Prokuroria
e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet
edhe në "fronte" të reja për
të hedhur dritë mbi masakrën e
mesditës së 7 gushtit pranë pistës
"Iliria" në Durrës, ku në tentativë
për ta arrestuar Dajtin humbën
jetën efektivët Fatos Xhani, Saimir
Duçkollari, Altin Dizdari dhe
Kastriot Feska.

Kërcënimet në "Facebook",
Prokuroria e Tiranës
regjistron kallëzimet

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë materialin hetimor të
policisë për kërcënimet e uniformave blu në "Facebook".
Megjithatë, materialet po verifi kohen nga zyrtarët e akuzës së
kryeqytetit dhe pritet që në fi llim të muajit shtator të fi llojë procedimi
penal. Por mungesa e autorëve të veprës penale dhe
teksti i mesazheve kërcënuese në internet duket se do të jetë
një problem për hetimin, pasi nuk ka një precedent të njëjtë.
Megjithatë, prokurorët pritet të kryejnë ekspertiza nga persona
përgjegjës të fushës për prejardhjen e këtyre mesazheve kërcënuese.
Po verifi kohet edhe mesazhi i shkruar në internet nga
një fans i Ledion Marës, ku jepej një shpërblim prej 20 mijë eurosh
personit që do të gjente një foto të një punonjësi të policisë. Miqtë
e 23-vjeçarit Ledion Mara kanë kërcënuar këto ditë se do t‘ia marrin
hakun shokut të tyre. Askujt prej këtyre nuk i bën përshtypje
se Mara ishte miku i njërit nga kriminelët më të rrezikshëm në
Shqipëri dhe se ai vrau katër policë. Për më tepër Dritan Dajti
vrau edhe shokun e tij Ledion Mara, por kjo nuk i ka bërë aspak
përshtypje miqve të tij. Një tjetër fakt shqetësues është rritja e
menjëhershme e këtyre grupeve. "Dritan Dajti të lumtë dora
Hakun Ledionit ia more, jetën e shove, bravo Dritan Dajti" është
një nga komentet të kësaj faqeje. Pas tij vijnë dhjetëra komente
të tjera, të cilët harrojnë se katër të vrarët ishin punonjës shteti,
të cilët dhanë jetën në krye të detyrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›