Keneddy, ikja e një burri shteti që ndryshoi jetën e amerikanëve
Ishte njeri i jashtëzakonshëm,
i një familjeje të jashtëzakonshme,
që pati një jetë të
jashtëzakonshme në një kohë
ndryshimesh të mëdha. Senatori
Eduard Kennedy, sipas
fjalëve të Obamës, ligjvënësi më i
shquar i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, ndërroi jetë të martën,
në moshën 77-vjeçare pas një
sëmundjeje të gjatë. Presidenti
Obama, që u mbështet fuqishëm
nga Keneddët në përpjekjen e tij
për të ardhur në krye të Shtëpisë
së Bardhë, tha në fjalën e mbajtur
dje se Keneddy ishte një lider i
jashtëzakonshëm, një ndër më
të kompletuarit që i kanë shërbyer
ndonjëherë demokracisë
amerikane. Ndërkohë demokratë
e republikanë kanë ngushëlluar
dje familjen e të ndjerit dhe kanë
shprehur konsideratat më të larta
për një njeri që për pak sa nuk u
bë Presidenti i vendit.
Keneddy ishte diagnostikuar
që në maj të vitit 2008 me kancer
në tru dhe vdiq në shtëpinë e tij,
në Hyannis Port, në Masaçusets.
Sipas medias amerikane, sot do të
varroset në varrezat e Arlingtonit
në Uashington, ku ndodhen edhe
vëllezërit e tij, ish- presidenti John
dhe senatori Robert. Sa i përket
Obamës, ai mbajti një fjalim
televiziv për Keneddy-n, duke
e quajtur atë "koleg, këshilltar,
shok". "Në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës vështirë se mund të
gjendet një fi gurë si e Keneddy-t
që ngjallte njëherazi respekt si te
demokratët, të cilëve u përkiste,
ashtu edhe te republikanët, me të
cilët shpesh ka zhvilluar beteja të
ashpra ligjore", ka thënë Obama.
"Idetë dhe idealet e tij janë gdhendur
në shumë ligje që kanë ndryshuar
jetën e miliona amerikanëve".
Edhe ish-presidenti Bush,
që është kritikuar nga senatori
për vendimin e ndërmarrjes së
luftës në Irak, e quajti Keneddy-n
"një njeri plot pasion dhe avokat
të zellshëm të bindjeve të tij".
Për shumë ligjvënës, Keneddy
ishte një njeri i aftë për të lidhur
aleanca edhe me kundërshtarët
dhe për t‘ia dalë të ishte i suksesshëm
në to, ndërkohë që nuk
ngurronte të ishte edhe i ashpër
ndaj bindjeve që binin ndesh me
ato që atij i dukeshin të drejta. Ai
do të kujtohet gjithmonë si një
mbështetës i republikanizmit
irlandez. Keneddy ishte senatori
i tretë më jetëgjatë në historinë
e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Ishte i vetmi nga
katër vëllezërit e tij që nuk pësoi
vdekje tragjike, ndërkohë që të
tjerët vdiqën në aksidente, apo
atentate. Ai pritej nga të gjithë
që të bëhej president i Shteteve
të Bashkuara, por kjo ëndërr nuk
iu realizua për t‘ia lënë vendin
shndërrimit të tij në njërin prej
ligjvënësve më produktivë të vendit
të tij. Sipas Obamës, me ikjen
e Keneddy-t një kapitull i rëndësishëm
i historisë amerikane mbyllet,
ndërkohë që vendi ka humbur
një lider të madh që mbajti
në duar pishtarin e dritës, që ia
pasuan vëllezërit e tij të rënë, për
t‘u shndërruar në senatorin më të
madh të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Vdekja e Keneddy-t u
lajmërua të mërkurën në mëngjes
përmes një deklarate të familjes
së tij. Keneddy-t ishin në zi për
vdekjen e motrës së senatorit, e
cila ndërroi jetë dy javë më parë.
Familjarët janë shprehur se humbën
kreun e familjes dhe dritën që
ua gëzonte jetët, porse inspirimi
i besimit, optimizmi dhe forca
që u përcoll prej tij do të jetojnë
përherë në zemrat e tyre. Keneddy
u diagnostikua me gliomë malinje,
një tumor malinj që zakonisht
është fatal për pacientët dhe
gjatë periudhës së kurimit ai është
shfaqur rrallë në Uashington për
në seancat e Kongresit. Që nga
diagnostikimi, situata e tij erdhi
duke u përkeqësuar derisa senatori
u shua.
i një familjeje të jashtëzakonshme,
që pati një jetë të
jashtëzakonshme në një kohë
ndryshimesh të mëdha. Senatori
Eduard Kennedy, sipas
fjalëve të Obamës, ligjvënësi më i
shquar i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, ndërroi jetë të martën,
në moshën 77-vjeçare pas një
sëmundjeje të gjatë. Presidenti
Obama, që u mbështet fuqishëm
nga Keneddët në përpjekjen e tij
për të ardhur në krye të Shtëpisë
së Bardhë, tha në fjalën e mbajtur
dje se Keneddy ishte një lider i
jashtëzakonshëm, një ndër më
të kompletuarit që i kanë shërbyer
ndonjëherë demokracisë
amerikane. Ndërkohë demokratë
e republikanë kanë ngushëlluar
dje familjen e të ndjerit dhe kanë
shprehur konsideratat më të larta
për një njeri që për pak sa nuk u
bë Presidenti i vendit.
Keneddy ishte diagnostikuar
që në maj të vitit 2008 me kancer
në tru dhe vdiq në shtëpinë e tij,
në Hyannis Port, në Masaçusets.
Sipas medias amerikane, sot do të
varroset në varrezat e Arlingtonit
në Uashington, ku ndodhen edhe
vëllezërit e tij, ish- presidenti John
dhe senatori Robert. Sa i përket
Obamës, ai mbajti një fjalim
televiziv për Keneddy-n, duke
e quajtur atë "koleg, këshilltar,
shok". "Në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës vështirë se mund të
gjendet një fi gurë si e Keneddy-t
që ngjallte njëherazi respekt si te
demokratët, të cilëve u përkiste,
ashtu edhe te republikanët, me të
cilët shpesh ka zhvilluar beteja të
ashpra ligjore", ka thënë Obama.
"Idetë dhe idealet e tij janë gdhendur
në shumë ligje që kanë ndryshuar
jetën e miliona amerikanëve".
Edhe ish-presidenti Bush,
që është kritikuar nga senatori
për vendimin e ndërmarrjes së
luftës në Irak, e quajti Keneddy-n
"një njeri plot pasion dhe avokat
të zellshëm të bindjeve të tij".
Për shumë ligjvënës, Keneddy
ishte një njeri i aftë për të lidhur
aleanca edhe me kundërshtarët
dhe për t‘ia dalë të ishte i suksesshëm
në to, ndërkohë që nuk
ngurronte të ishte edhe i ashpër
ndaj bindjeve që binin ndesh me
ato që atij i dukeshin të drejta. Ai
do të kujtohet gjithmonë si një
mbështetës i republikanizmit
irlandez. Keneddy ishte senatori
i tretë më jetëgjatë në historinë
e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Ishte i vetmi nga
katër vëllezërit e tij që nuk pësoi
vdekje tragjike, ndërkohë që të
tjerët vdiqën në aksidente, apo
atentate. Ai pritej nga të gjithë
që të bëhej president i Shteteve
të Bashkuara, por kjo ëndërr nuk
iu realizua për t‘ia lënë vendin
shndërrimit të tij në njërin prej
ligjvënësve më produktivë të vendit
të tij. Sipas Obamës, me ikjen
e Keneddy-t një kapitull i rëndësishëm
i historisë amerikane mbyllet,
ndërkohë që vendi ka humbur
një lider të madh që mbajti
në duar pishtarin e dritës, që ia
pasuan vëllezërit e tij të rënë, për
t‘u shndërruar në senatorin më të
madh të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Vdekja e Keneddy-t u
lajmërua të mërkurën në mëngjes
përmes një deklarate të familjes
së tij. Keneddy-t ishin në zi për
vdekjen e motrës së senatorit, e
cila ndërroi jetë dy javë më parë.
Familjarët janë shprehur se humbën
kreun e familjes dhe dritën që
ua gëzonte jetët, porse inspirimi
i besimit, optimizmi dhe forca
që u përcoll prej tij do të jetojnë
përherë në zemrat e tyre. Keneddy
u diagnostikua me gliomë malinje,
një tumor malinj që zakonisht
është fatal për pacientët dhe
gjatë periudhës së kurimit ai është
shfaqur rrallë në Uashington për
në seancat e Kongresit. Që nga
diagnostikimi, situata e tij erdhi
duke u përkeqësuar derisa senatori
u shua.