Malaj: Rama zgjodhi një pushtet absolut me përgjegjësi absolute
Kandidati për kryetarin e Partisë Socialiste, Arben Malaj, analizon arsyet që çuan në humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një intervistë për "Top Channel", tri ditë para zhvillimit të kongresit të jashtëzakonshëm, Malaj vë pikat mbi "i", duke deklaruar se kur flasim për një lider me pushtet absolut, atëherë edhe përgjegjësia është absolute. Por duke iu rikthyer fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve, anëtari i Kryesisë socialiste vëren se
harmonizimi në PS duhet të ishte më i mirë, por edhe përzgjedhja e kandidatëve apo organizimi i fushatës. "Ne ishim më të mirë, kishim një vizion më të mirë për votuesin shqiptar, ekipi kishte një karrierë në rritje me kredibilitet dhe autoritet profesional. PS-ja nuk fiton thjesht nga anëtarët e saj, por kërkohet një mazhorancë më e madhe publike për të qenë fitues", tha Malaj. Ai vuri në dukje se modeli që solli Rama krijoi liderin me pushtet absolut, ndaj sipas tij, ka ardhur koha që Partia Socialiste duhet të shndërrohet në një forcë moderne me institucione dhe demokraci të tillë dhe kjo nis, sipas tij, që nga roli që lideri duhet të ketë në drejtimin e partisë. "Lideri i saj duhet të jetë i pari mes të barabartëve. Grupi do të funksionojë më mirë si një grup kur merret vendimi dhe respekton vendimin e Kryesisë. Forumi i rinisë dhe i gruas do të ketë pavarësi reale organizimi, si dhe për të zgjedhur drejtuesit e tyre. PS-ja ka nevojë të përgatitet në vetvete që në sfidat e ardhshme elektorale të dalë nga stacioni i të qenit në opozitë në një forcë moderne, e gatshme të marrë qeverisjen e vendit", tha Malaj. Sakaq, ai shpjegoi përse kërkohet mosrikandidimi i Ramës për postin e kryetarit të partisë, duke shtuar se kjo është në respekt të standardit me të cilin u drejtua Partia Socialiste në këto 4 vjet. "U deklarua që në fillim se do të ketë një lider që do të ketë pushtet absolut, sepse do të ketë edhe përgjegjësi absolute", deklaroi Malaj. Sipas tij, në Partinë Socialiste është mbytur e drejta e mendimit ndryshe, fakt që ndikoi për të edhe në rezultatin e zgjedhjeve. "Kemi pasur një limit të debatit midis kolegëve, gjë që dëmton kredibilitetin e lidershipit dhe vetë PS-së. Kur flasim për një kulturë të dëgjimit të mendimit ndryshe flasim për një strategji për të fituar dhe jo thjesht për fasadë pas një disfate", pohoi Malaj. Deputeti i PS-së është shprehur se ai nuk mbështet përçarjen dhe përplasjet në parti. Por, sipas tij, zgjedhjet ‘një anëtar një votë‘ për postin e kryetarit duhet të kenë standardet më të larta të demokracisë përndryshe kjo do ta çonte drejt një rruge pa krye Partinë Socialiste. "Ka shumë veprime të cilat për fat të keq të një pjese të lidershipit të PS-së po dëmtojnë rëndë kredibilitetin e saj. Nëse PS-ja nuk arrin dot të kryejë zgjedhje të lira dhe të ndershme ajo humbet në opinionin publik atë që ne po mundohemi të ruajmë nga deformimi që Berisha ka bërë", përfundoi Malaj.