Rrogat, Berisha sulmon vendorët
Qeveria kushtëzon bashkitë dhe komunat të mos përdorin më shumë se 20% të buxhetit për rrogat. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive, akuzoi autoritetet vendore se grantet e investimeve kthehen në rroga dhe për këtë arsye që sot e tutje këto fonde do të menaxhohen nga Fondi i Zhvillimit Rajonal dhe pushteti lokal mund të përfitojë nga to vetëm nëpërmjet projekteve konkrete. "Është abuzuar në mënyrën më të papranueshme me fondet e buxhetit të taksapaguesve shqiptarë. Ne u adresojmë fonde atyre, ata i kthejnë në rroga. Për të mbyllur këtë kapitull të hidhur do të krijohet Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Megjithatë ne do të japim një sasi të pakushtëzuar parash, të cilat do të jenë absolutisht minimale për t‘u përdorur për rroga", tha Berisha. Kryeministri theksoi se "faktet tregojnë se vetëm Bashkia e Tiranës me 3200 punonjësit e saj ka një administratë 14 herë më të madhe se Durrësi dhe 12 herë më të lartë se Vlora". Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të përfshijë rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, kanalizime, ujësjellës, sistemet e vaditjes në komuna. Kryeministri Berisha kërkoi nga qeveritë vendore të adaptohen me standardin e qeverisjes qendrore. Ai kërkoi nga bashkitë dhe komunat të rishikojnë organikën e tyre, pasi e cilësoi atë në disa raste të mbingarkuar. "Qeveritë vendore, dyfishimit dhe trefishimit të fondeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve, për rrugë, kanalizime, ujësjellës, shkolla, kopshte, sistemime etj., për fatin më të keq i janë përgjigjur me dyfishimin e numrit të punonjësve", tha Berisha. Sot, vijoi ai, këto qeveri vendore konsumojnë 35 për qind të fondeve të tyre si fond pagash. Në vlerësimin e tij "nuk mund të ketë më shumë se 20 për qind të buxhetit shpenzime për rrogat". Më tej, Kryeministri u shpreh se "komuna ndër më të mëdhatë e vendit kanë nga 20 dhe 21 punonjës, ndërsa komuna të tjera janë me nga 102 dhe nga 150 punonjës. Një bashki e kategorisë së parë ka shumë më pak punonjës sesa një tjetër bashki që mezi cilësohet e kategorisë së parë". Berisha theksoi se një nga premtimet e tij ka qenë qeveria e vogël. "Qëllimi i parë ka qenë që të ulë barrën e rëndë të administratës mbi supet e brishta të taksapaguesve shqiptarë", tha ai.
Batutat
Qeveria e re, Berisha mban në ankth ministrat
Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e radhës për muajin gusht, mbajti ministrat aktualë në ankth, duke mos dhënë detaje nëse kjo ishte mbledhja e fundit e qeverisë apo do të ketë edhe mbledhje të tjera. Formimi i qeverisë së re është premtuar nga kreu i ekzekutivit se do të kryhet brenda afateve kushtetuese, por nuk ka dhënë data konkrete se kur do të marrë fund kjo dilemë. "Ju prisni që unë të them se kjo do të jetë mbledhja e fundit e qeverisë, por unë nuk do t‘ua them këtë", tha Berisha duke iu drejtuar gazetarëve në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave. Deri në këto momente negociatat hermetike dhe informale mes PD-së dhe LSI-së ende nuk kanë nxjerrë një emër zyrtar se cilat do të jenë ministritë që do të drejtohen nga aleatët e majtë. Megjithëse ende nuk ka emra publikë, duket se Kryeministri Berisha i ka ndarë detyrat e ardhshme për LSI-në, por edhe për Partinë Republikane dhe ka ngelur vetëm për t‘u nënshkruar ‘kontrata‘ e bashkëqeverisjes. Fatmir Mediu pritet të rikonfirmohet në qeverinë e ardhshme Berisha, duke marrë postin aktual të Lufter Xhuvelit, ndërsa në krye të Parlamentit pritet të qëndrojë sërish nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Kryeministri Berisha, në takimet maratonë që zhvilloi ditën e djeshme me anëtarët e ‘vjetër‘ të kabinetit qeveritar, ka sulmuar rivalin e tij politik, Edi Rama, ka folur për rishikimin e buxhetit, ka miratuar një sërë vendimesh qeverie. Berisha ka zhvilluar edhe mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive, por nuk përmendi në asnjë çast se cila do të jetë qeveria e tij e re dhe çfarë surprizash do të ofrojë ajo. Në fund të mbledhjes, Kryeministri u mjaftua me shprehjen: "Do të shihemi të gjithë së bashku në mbledhjen e radhës".