E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamuri heq dorë nga debatet televiziveNga TemaShikuesit e Alsat TV mbetën të tronditur ditën e premte në mbrëmje, pasi prisnin të shikonin debatin e radhës të Flamurit. Madje, ky ishte debati më i rëndësishëm për të. Do të ishte në studio me Asllan

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Flamuri heq dorë nga debatet televiziveNga Tema

Shikuesit e Alsat TV mbetën të tronditur ditën e premte në mbrëmje, pasi prisnin të shikonin debatin e radhës të Flamurit. Madje, ky ishte debati më i rëndësishëm për të. Do të ishte në studio me Asllan Dogjanin, kandidatin socialist për Kukësin.

Nuk dihet pse Flamuri e anuloi në minutat e fundit debatin, ndërsa Dogjani kishte ardhur nga Kukësi në Tiranë (nga rruga e vjetër, se e reja u hap për një ditë).

“Antena” u interesua pranë Alsat, por askush nuk jepte arsye zyrtare. Një nga drejtuesit e televizionit tha se “nuk duam të hapim probleme me Flamurin, se na bllokon të ftuarit në emisione, pasi ata të gjithë marrkan leje te Flamuri.”

Kandidati socialist po ashtu mbeti shumë i mërzitur. Ishte nisur që nga Kukësi për këtë debat dhe ishte përgatitur për çdo detaj. Kishte marrë me vete një kasetë ku shiheshin patatet e prishura të vëllait të Flamurit, që i kanë mbetur pa shitur në Novosej. Pastaj kishte marrë një listë me 23 njerëz me shkollë të lartë nga fshati i Flamurit dhe një listë me 27 drejtorë të rëndësishëm po nga fshati i Flamurit, d.m.th., dhe katër vetë më shumë se ata që janë me shkollë të lartë janë bërë drejtorë. Të gjithë i ka bërë Flamuri, që nga Kukësi deri në Tiranë.

Flamuri, me sa duket, kishte marrë informacion dhe rreth një dosjeje tjetër policore dhe e kishte anuluar debatin.

Anulimi i debatit ngjalli shqetësim të madh sidomos në Kukës. Njerëzit ishin mbledhur nëpër klube të shikonin debatin. Përveç zonës së Shishtavecit që e njihte, pjesa tjetër vazhdonte të ngulte këmbë se Flamuri nuk ishte njeri i vërtetë. Debatin në “Top Story” nuk e kishin parë me vëmendje, se nuk kishin njoftim. Pastaj Alsat-in e shikonin falas në satelit dhe ishin shumë të interesuar të shikonin duelin mes dy kuksianëve.

Dështimi i debatit i zhgënjeu shumë njerëzit në Kukës. Në PD po ashtu u krijua shqetësim. Majlinda Bregu, që përgjigjet për listën e debatuesve, e pyeti Flamurin se si t’i raportonte atij burrit për shkakun pse s’vajti në debat.

- Shkova në një debat të nivelit të lartë, nuk do ul nivelin unë të shkoj në debat me një njeri kot. Pastaj duhet të nënshkruajmë një marrëveshje me këto televizionet. Të mos më thonë Flamur, por zoti Noka. Se ai Balla më thoshte vazhdimisht “O Flamur”, dhe të tjerët nuk e di pse qeshnin. Nuk dua të më thotë njeri Flamur. Duhet të bien dakord me shkrim, të më thonë zoti Noka. Nuk jam më Flamuri unë. Jam zoti Noka, se jam deputet i sigurt.

- Dakord, - i tha Majlinda, - po ua themi dhe këtë, po duhet një arsye që ta justifikojmë, se po na armiqëson me televizionet. Je personazhi më i kërkuar tani prej tyre.

- E bëjnë kastile, se duan të tallen, e di unë. Janë televizione të Edi Ramës. As që kam për të shkuar. Dua të dal dhe një herë te Fevziu, atje ku dalin VIP-at dhe s’dua gjë tjetër. S’merrem me televizione të tjera unë. Dhe duhen edukuar këto TV që të marrin ata që u themi ne nga PS, jo kë duan ata. Duhet ta bësh rregull këtë, madje shkruaje:

1. Mos jep asnjë emër pa ditur kush do jetë nga PS.

2. Mos jep asnjë okej përfundimtar, nëse s’ke folur me Fevziun, se mund t’i duhet atij ndonjë debatues. Pastaj vepro.

- Po më jep urdhra kështu ti?! - i tha Majlinda.

- Jo, po fola me atë burrin. Po deshe fol dhe vetë, të njëjtat gjëra do të thotë. Mua mos më ngatërroni me televizione koti. Unë jam VIP. Dhe mos harro atë punën e Flamurit, shkruaje zoti Noka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›