E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e ish presidentit cek Vaclav Havel kryen nderimet e fundit

Familja e ish presidentit cek Vaclav Havel e ka vendosur hirin e tij ne nje parcele familjare ne varrezat e Prages. E veja e Havelit zonja Dagmar e vendosi vazon me hirin e tij ne nje varr diten e sotme pikerisht ne 15 vjetorin e marteses se tyre. Haveli do te prehet prane gruas se pare Ollga e cila vdiq ne vitin 1996.

Dramaturgu disident i cili udhehoqi revolucionin e vitit 1989 kunder regjimit komunist vdiq ne 18 dhjetor. Ne funeralin e tij ne 23 dhjetor moren pjese disa udheheqes boterore mes tyre sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ish presidenti Bill Klinton presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kryeministri britanik David Kameron. Ish presidentin Havel e nderuan gjithashtu presidenti cek Vaclav Klaus dhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit e lindur ne eki Madlin Albright.

Ish udheheqesi cek i cili ishte i pari president i zgjedhur ne ekine  demokratike  vdiq ne gjume mbas problemeve me frymemarrjen. Ai ishte 75 vjec.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›