E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geithner do te vizitoje Pekinin dhe Tokion

Sekretari amerikan i Tregetise Timothy Geithner do te takohet javen e ardhshme me udheheqesit kineze dhe japoneze lidhur me ekonomine globale si edhe per te diskutuar per rruget per te rritur presionin financiar ndaj Iranit per te frenuar ambiciet e tij berthamore.

Departamenti i Tregetise tha sot se zoti Geithner do te shkoje ne Pekin te marten e ardhshme per nje takim me zevendes kryeministrin kinez Wang Qishan dhe te nesermen me kryeministrin Wen Jiabao zevendes presidentin Xi Jinping dhe zevendeskryeministrin ekzekutiv Li Keqiang. Me 12 janar Geithner do te takohet me kryeministrin japonez Yoshihiko Noda dhe zyrtare te tjere ne Tokio.

Departamenti i Thesarit tha se bisedimet e zotit Geithner me zyrtaret kineze do te perqendrohet tek rruget e nxitjes se rritjes globale ekonomike por edhe per masat  drejt permiresimit te terrenit te konkurrences per punonjesit dhe firmat amerikane. Zyrtaret amerikane kane theksuar prej kohesh se monedha kineze yuani eshte shume e zhvleresuar. Shtetet e Bashkuara thone se kjo u jep eksportuesve kineze nje avantazh te padrejte  dhe ka thelluar deficitin tregetar me Kinen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›