Nxirret “krijesa” nga truri i foshnjes tre muajshe
Kolorado - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kryer një operacion i paparë ndonjëherë. Nga koka e një foshnje vetëm tre muajsh janë nxjerrë organe të cilat ishin formuar pjesërisht. Operacioni është kryer në Kolorado ku në një spital pediatrik, Dr. Paul Grabb ka deklaruar se në trurin e një foshnje vetëm 3 ditëshe ishte rastisur një tumor. Foshnja quhej Sam Esquibel. Grab ka treguar se pas ndërhyrjes kirurgjikale në muajin e tretë, në masën tumorale që u nxorr rezultoi të ketë patur dy këmbë të vogla, një dorë, pjesë zorësh dhe disa kocka të buta.
Doktori që bëri operacionin është shprehur se kjo mund të jetë diçka gjenetike, por që është një gjë krejt e veçantë nga ato që janë rastisur deri më tani. Në një rast të këtillë, kemi fenomenin “Fetus brenda Fetusit” ku një fetus zhvillohet brenda tjetrit dhe vazhdon të jetojë për një periudhë të caktuar deri sa të vdes.
Dy prindërit e Sam, Tiffnie dhe Manuel kanë deklaruar së djali i tyre tashmë ndodhet në shtëpi dhe se do ti nështrohet kontrollit të vazhdueshëm të mjekëve çdo muaj. Nëna, Tiffnie shprehet se ka patur një shtatzani krejtësisht normale.