E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga: Marrëveshja Karaxhiç-Hollbruk nuk ndikon procesin e hetimit

Hagë - Prokurorët e Kombeve të Bashkuara, kanë deklaruar se i akuzuari për krime luftë në Bosnjë, Radovan Karaxhiç, nuk ka asnjë veçori nga të tjerët për mënyrën se di hetohet. Organi i akuzës ka bërë të ditur nga Haga se pretendimet e Karaxhiç për një marrëveshje imuniteti me diplomatin amerikan Richard Holbruk nuk ndikojnë aspak në process.

Tribunali ka mohuar ekzistencën e një marrëveshje të tillë midis Holbruk dhe Karaxhiç. “Edhe nëse do të ketë një gjë të tillë, kjo marrëveshje nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në procesin e hetimit”, thuhet në deklaratën për shtyp të tribunalit.

Radovan Karaxhiç më parë ka dorëzuar në Gjykatën e Hagës një dokument me katër faqe në të cilën mbështet të gjitha akuzat e tij ndaj ish-ndërmjetësuesi amerikan për paqe në Bosnjë, Richard Holbruk. Edhe pse ky i fundit nuk ka pranuar asnjë akuzë të Karaxhiç, i akuzuari për krime lufte ka dorëzuar një dokument në të cilën shpjegon se përse akuzon Richard Holbruk. Sipas Karaxhic, Hollbruk më 1996 i kishte garantuar imunitetin në shkëmbim të largimit të tij të plotë nga jeta publike, rrethanë që është përgënjeshtruar nga diplomati amerikan.

Ndërkohë, ish ndërmjetësuesi amerikan për paqe në Bosnjë, Richard Holbruk, ka mohuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Radovan Karaxhiç ku do i garantonte se ky i fundit nuk do të ndiqej për krime lufte nëse do të tërhiqej nga jeta publike.

Në dokument Karaxhic denoncon edhe “parregullsitë” mbi arrestimin e tij që ka ndodhur 3 ditë para 21 korrikut. Karaxhic i akuzuar për gjenocid, krime lufte dhe kundër njerëzimit për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës në Bosnje. Ai deklaron se ishte “rrëmbyer” 3 ditë më parë nga njerëz të panjohur dhe se i janë mohuar të drejtat e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›