Steinmeier paralajmëron BE-në për Paktin e Stabilitetit
Berlin - Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka paralajmëruar vendet e Bashkimit Evropian që të mos heqin dorë nga Pakti i Stabilitetit me qëllim daljen nga kriza financiare që ka pushtuar tregjet mbarë botërore. Steinmeier, gjatë një fjale që mbajti në parlamentin gjerman lidhur me krizën në fjalë, u shpreh se “BE nuk mund të shmang tërësisht paktin e Stabilitetit”.
“Evropës i duhet që të jetë e bashkuar në një moment të tillë krize”, tha shefi i diplomacisë gjermane.
Ndërkohë, deputetë nga opozita gjermane theksuan se vendet anëtare të BE-së gjithmonë e më shumë po humbasin lidhjet midis tyre.