Raxh Kapuri dhe shqiptaret

Kundrat e mia jane japoneze / Keto pantallona jane angleze / Kesula e kuqe eshte ruse / Por zemra ime eshte akoma indiane... Pse duhet ti gezonte nje kenge e tille kaq shume shqiptaret e atehershem eshte edhe sot nje nga ato misteret e pashpjegueshme. Mbase eshte melodia e lehte dhe e kapshme per veshin. Mbase eshte personifikimi me heroin protagonist qe kerkon nje jete te thjeshte ne mes te nje pasigurie te pafund sic eshte jeta njerezore.
Vdekja e te ndjerit Norman Wisdom ngjalli hidherim te sinqerte ne shume shqiptare. Ambasadori yne ne Mbreterine e Bashkuar z. Mazi ishte i ftuari i dites ne shume media angleze. Une me shaka njoftova miqte e mi se shtepia ishte e hapur per ngushellime. Mendoj se vete i dashuri Norman do te kishte qeshur me situaten e ne te njejten kohe do te ishte permalluar me mallengjimin e shume te tjereve. Popullariteti i Pitkinit ne Shqiperi eshte nje kuriozitet interesant per shume njerez. Megjithekete interesi mbetet siperfaqesor.
Me ka rastisur qe dikush ne tren te me permendte tek kalonim nje pjese te bregut se aty prane kishin qene ankoruar anijet e demtuara nga shperthimet ne Korfuz gati 70 vjet me pare. Disa te tjere komentojne tek-tuk per diktatorin sa i cmendur qe ndertoi gjithe ata bunkere e te tjera si keto. Megjithate raste te tilla jane pernjemend te rralla. Ne te vertete shumica nuk ka ide se ku bie Shqiperia. Ne fakt nuk ka ndonje arsye bindese se pse ata duhet te tregojne me shume interes sesa nje lidhje e pazakonte sic eshte ajo me Pitkinin.
Ne fund te fundit nje lidhje te tille mund ta benin edhe francezet me Fernandelin apo italianet me heroin tim personal Toton.
Ne kontrast me kete sjellje disa shqiptare jane te fiksuar se si paraqiten tek te huajt. I analizojne keto marredhenie ne menyra analitike psikologjike e disa here nevrastenike. Pse na shoqerojne me Pitkinin Ne dime letersine klasike permendsh kemi nxjerre shkrimtare qe mund te konkurronin kudo ne bote e ku di une cfare justifikimesh te tjera qe skane asnje lidhje me humorin.
Cfare duhet te mendojme ne valle per kinezet te cilet ne fillim te viteve lsquo70 identifikonin kinemane evropiane me ate shqiptare Mbase shume vete me te drejte nuk kane ndonje opinion mbi kete ceshtje. Megjithese Kina eshte nje vend i rendesishem nuk na intereson shume se si e ka perjetuar brezi kinez i viteve lsquo70 ate marinarin qe vrau Pepinin dhe kapter Ramiun apo heronj te tjere te kinematografise shqiptare.
Pyetja nuk eshte aq e thjeshte kur vjen puna tek i famshmi Zoteria 420 i luajtur nga Raxh Kapuri. Shume pak veta mund te qendrojne indiferente kundrejt fatit te ketij garipi. Ne restorantin tim te preferuar indian gjendet e varur mbi mur nje foto e madhe e Raxhit. Ironikisht salla e restorantit ka qene nje kinema e vjeter e transformuar ne nje nga kuzhinat me te mira aziatike te kesaj ane. Une jam pak me i ri per te mbajtur mend filmin por nena ime sa hyri ne restorant e njohu pernjehere. Raxhi- tha.
Disa nga brezi i prinderve tane e dinin permendsh edhe kengen e famshme te Raxhit. Mbaj mend nje tip qe e kendonte pa pushim kur ishim me pushime ne plazh tek Breshka e Vjeter.
Kenga fillonte
Mera joota hai Japani
Ye pataloon Inglistani
Sar pe lal topi Roosi
Phir bhi dil hai Hindustani
Perkthimi nga anglishtja shkon keshtu
Kundrat e mia jane japoneze
Keto pantallona jane angleze
Kesula e kuqe eshte ruse
Por zemra ime eshte akoma indiane...
Pse duhet ti gezonte nje kenge e tille kaq shume shqiptaret e atehershem eshte edhe sot nje nga ato misteret e pashpjegueshme. Mbase eshte melodia e lehte dhe e kapshme per veshin. Mbase eshte personifikimi me heroin protagonist qe kerkon nje jete te thjeshte ne mes te nje pasigurie te pafund sic eshte jeta njerezore. Mbase-mbase sepse asnje alternative tjeter nuk ishte e mundur ne ate kohe.
Ne fakt e njejta analize mund ti behet edhe dashurise tone per filmat e tjere sentimentale si Kiri dhe Semiramida e Babilonise Hirushja Borebardha dhe shtate xhuxhat apo e paharrueshmja Bedrana. Jeta jone ishte e thjeshte dhe po ashtu tematika jone vizuale.
Mbase duhet ti leme analizat menjane dhe te pranojme se kemi nje pike te dobet per tregimet e thjeshta ku djali ne fund fiton gjithmone zemren e vajzes duke kenduar nje kenge qe se heq dot nga mendja per gjithe jeten.
Marre nga peshkupauje.com/ Nga village-bey