E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja kuvajtiane dhuron 150 mijë euro për familjet elbasanase

18/01/2009  Nga 100 euro për secilën. Çmime dhe për ata që ndihmuan njerëzit në nevojë

ELBASAN- Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar me kontributin e një familjeje kuvajtiane ka ndihmuar 150 familje me rreth 100 euro për secilën dhe po kështu fëmijë dhe persona që kanë kontribuar në ndihmë të njerëzve në nevojë. Mësohet se familja Jarrah Al Jarrah, pasi ka vizituar Elbasanin, ka vendosur që të dhurojë një shumë të tillë, pasi e ka cilësuar këtë qytet të varfër dhe me shumë probleme sociale.

Kontributi

Familjet e varfra janë zgjedhur me ndihmën edhe të rajoneve të qytetit, dhe kjo ndihmë ka kontribuar sadopak në zbutjen e problemeve të shumta ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare. Ky dhurim ka ndjekur aktivitetin e Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila ka në kujdes mujor nëpërmjet donacioneve sidomos nga vendet arabe për 150 familje të varfra dhe me fëmijë jetimë. Zarfi me 100 euro ka marrë vlerësimin e fëmijëve, të rriturve, të moshuarve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara që e kanë përfituar. Po kështu në këtë takim janë vlerësuar me çmime Valbona Duni për një kontribut të shquar nëpërmjet aktivitetit të saj në Komunitetin Evropian mbi rolin e grave fetare në shoqëri. Po kështu me një çmim të veçantë është vlerësuar Rakip Veliu, drejtor i Qendrës së Formimit Profesional, për ndihmën ndaj të rinjve dhe personave që ka luajtur kjo qendër në trajnimin e tyre drejt një profesioni. Shoqatat fetare humanitare kanë organizuar edhe herë të tjera donacione të këtij lloji, duke ndihmuar sidomos fëmijët jetim. Mësohet se familja Jarrah Al Jarrah, pasi ka vizituar Elbasanin, ka parë gjendjen ekonomike të shumë familjeve elbasanase dhe me sa duket kjo ka qenë tepër prekëse për ta. Kështu që ata kanë vendosur të dhurojnë rreth 150 mijë euro për të plotësuar me modesti mangësitë e elbasanasve. Shumë prej përfituesve janë shprehur të kënaqur dhe kanë falënderuar familjen kuvajtiane për ndihmesën dhe mendimin e mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›