Ujësjellësi gati kontratat e debisë me abonentët “e parregullt”
18/01/2009 Drejtori Agim Plepi: Shuma të pashlyera nga familjarët, TEC-i dhe KESH-i
FIER- Më shumë se 3.7 milionë euro janë borxhet e krijuara ndër vite pranë drejtorisë së ujësjellësit në Fier. Debitori më i madh është TEC-i i Fierit, në vlerën e rreth 1.7 milion euro, ndërkohë që më shumë se 2 milionë euro i krijohen debit ndërmarrjes vetëm nga abonentët familjarë. Ndërsa në lidhje me borxhin e TEC-it krerët drejtues të ujësjellësit nuk deklarohen për shkak të mbylljes së tij, por thuhet se për abonentët familjarë duket se do të ketë masa të rënda, deri në sanksione ligjore të rrepta. Drejtori i ujësjellës-kanalizimeve në Fier, Agim Plepi, ka deklaruar se së bashku me këshillin mbikëqyrës do të hidhen hapa konkret ."Nuk mund të ecë një ndërmarrje pa pasur një performancë të mirë për të ardhmen. Debiti është i shpërndarë në vite, në abonentë familjarë dhe subjekte private, pra abonentë të industrisë në rastin konkret. Ne kemi nxjerrë një vendim, që është pëlqyer edhe nga këshilli mbikëqyrës, që të gjitha borxhet që nga viti 2006 duhet të paguhen menjëherë. Ndërkohë për borxhet e këtij viti qytetarët do të bëjnë një kontratë me ne që ta njohin si debi dhe të deklarojnë se do të presin një urdhër të dytë nëse do të paguhet dhe kur. Nëse kjo që ne kemi artikuluar kohët e fundit si vendimtare nuk respektohet, atëherë këta abonentë do të përballen me të gjitha sanksionet ligjore që parashikohen në ligj", - ka deklaruar Plepi në fjalën e tij. Ndërkaq gjatë gjithë kohës në qytetin e Fierit nuk kanë munguar përplasjet mes ujësjellësit dhe institucioneve të tjera vendore. Kjo për shkak se të gjitha këto institucione i kujtojnë borxhet që i kanë njëra-tjetrës dhe asnjëra prej tyre nuk e merr mundimin të paguajë. Rasti më tipik për debitë është ai i elektrikut dhe ujësjellësit, ku vlen të përmendet fakti që për këtë 18-vjeçar e vetmja gjë që ka funksionuar mes tyre kanë qenë pikërisht shkresat zyrtare të dërguara sa në njërën në tjetrën ndërmarrje. Vetëm para pak muajsh krerët e OSH-it akuzuan ujësjellësin se nuk ka qenë i rregullt me faturat, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se do të ndërpresë ujin për institucionet që nuk paguajnë. Gjithsesi, vlen të përmendet se mungesa e të ardhurave dhe fondet e cunguara e kanë lënë rrjetin e ujësjellësit të amortizohet çdo ditë e më shumë, duke bërë që jo vetëm një pjesë e mirë e qytetarëve të mos furnizohen me ujë, por edhe të rrezikohen nga uji i ndotur. Ndërkohë nga qytetarët ka qenë kjo një nga arsyet që nuk e shlyejnë sasinë e konsumuar të ujit.