Pamoralshmëria e “politikës së re”?
Grid Rroji
Irving Krystol, një nga intelektualët më të njohur të shekullit XX është shprehur se, "neo-majtizmi i sotëm synon të bjerrë pak nga pak shtyllat morale, shoqërore dhe kulturore të shoqërisë moderne, si një mënyrë tinzare për të lëvizur kompasin moral të saj nga morali i shëndoshë drejt barazisë ekonomike". Kjo aksiomë i përshtatet më së miri praktikave që ka përzgjedhur opozita e sotme për të krijuar politikë me anë të kontrollit të hekurt të mesazhit mediatik pa u bazuar tek morali, e vërteta dhe principet.
Opozita e sotme e Edi Ramës nuk tregon kurrfarë respekti për vlerat e ndershmërisë dhe komunikimit transparent me qytetarin, por mundohet ta pasqyrojë çdo formë bashkëveprimi me qytetarin nëpërmjet kontrollit të produktit mediatik që nxjerr para publikut. E thënë ndryshe, opozita nuk synon të zgjidhë hallet e vërteta të shqiptarëve dhe, për rrjedhojë, nuk gjen dot gjuhë të përbashkët në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarin. Në mungesë të transparencës për idetë e tyre politike, Edi Rama dhe sekretarët e tij rreken të krijojnë imazhe ndryshe me anë të produkteve mediatike tërësisht të kontrolluara dhe të koordinuara prej tyre, pa patur qëllim gjetjen e zgjidhjeve të vërteta.
Kronikat televizive të prodhuara në selinë e Partisë Socialiste e më pas të shpërndara në media, duke diktuar edhe sinkronin, faqosja e njëjtë e lajmeve në disa gazeta duke diktuar jo vetëm titujt, por edhe fotot dhe vendndodhjen e tyre, dhe së fundmi mediatizimi i një çmimi interneti të marrë nga Rama për mirëmenaxhim të Bashkisë së Tiranës, në një kohë kur këshilli bashkiak i rrëzoi zhurmshëm buxhetin, tregojnë se strategjia zgjedhore e "politikës së re" do bazohet në taktikat mashtruese të përçuesve të saj të vjetër.
Kjo mënyrë e pamoralshme e të bërit politikë po bëhet përditë e më e theksuar, duke arritur maja tragji-komike me përdorimin e vuajtjes së qytetarëve për të përfituar një kronikë në lajme. Adoptimi i Nënë Feridesë (nuk u kuptua mirë se cili u adoptua nga kush), dhe drekimi i Ramës me një familje të varfër, nuk erdhën si rrjedhim organik i politikave mbështetëse të shtresave në nevojë nga Partia Socialiste, por si fryt i oportunitetit mediatik të përdorur në mënyrë cinike nga kryetari i saj. Rama nuk e ndihmon Nënë Feridenë duke e bërë atë objekt mediatik. Po të ishte kështu, ai do të propozonte amendamentet e duhura ligjore përpara se të sillte kamerat për të përlotur naivët. Rama është vetëm përdoruesi i fundit i viktimës së dëshpëruar Feride, e cila ka nevojë për më shumë drejtësi e më pak politizim.
Po ashtu, Rama nuk dëshiron të ndihmojë familjen e varfër në Babrru, të cilën e pamë të premten në kronika televizive me sinkron të njëjtë, duke i qarë hallin para kamerave. Po të ishte kështu, ai mund të mblidhte taksat në qytetin që administron ashtu siç ia kërkon ligji dhe të krijonte nisma të veçanta për familjet e varfra. Përsëri Rama është vetëm përdoruesi cinik i viktimave ekonomike të fund-tranzicionit shqiptar.
Qëllimi kryesor i shefit të opozitës është pra të maksimizojë imazhin e tij politik nëpërmjet kronikave mediatike të prodhuara prej tij. Viktimizimi i qytetarëve në nevojë përpara mediave për qëllime politike është tregues i pamoralshmërisë dhe cinizmit politik që karakterizon sot të majtët e rinj. Siç përkufizonte I.Krystol: "Problemi i vetëm që ka një neo-majtist kur sheh një 18-vjeçare duke bërë seks në publik është nëse asaj i paguhet paga minimale". Por varfëria, padrejtësitë shoqërore dhe ekonomike nuk luftohen me demagogji mediatike që i shërbejnë veç egos të një individi të etur për pushtet me çdo kusht. Politikat nxitëse ndaj tregut dhe fuqizimi i tij, ulja e taksave për biznesin dhe rritja e konkurrencës, janë ato që nxisin rritjen ekonomike, rrisin punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve. Nëse opozita ka ndonjë dyshim për këto, mjafton t'u hedhë një sy të vëmendshëm rezultateve të katër viteve të fundit dhe t'i krahasojë me vitet e qeverisjes së saj. Mungesa e këtij boshti moral të politikë-bërjes dhe përdorimi i çdo viktime të rastit për të shënuar pikë të shpejta mediatike, tregon cinizmin e tejskajshëm të Ramës dhe satelitëve të tij dhe nuk i përligj ambiciet e tij politike.
Një politikë e shëndoshë duhet të bazohet në një pakt moral midis politikanit dhe qytetarëve për të arritur objektiva që i shërbejnë interesave të të gjithë shoqërisë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për politikanë virtualë që nuk shkojnë dot as deri në postë pa marrë kamerat me vete. Ata kanë nevojë për udhëheqës me vizion të qartë për sfidat e ardhshme të Shqipërisë, me kurajon për të vepruar, pavarësisht rrethanave dhe me besueshmëri të lartë morale.