Familja shqiptare helmohet me monoksid karboni
Itali- Janë helmuar me monoksid karboni katër anëtarët e një familjeje shqiptare që jetonin në Itali. Sipas policisë italiane, familja shqiptare, përbërë nga prindërit dhe dy fëmijët kanë qenë në gjumë, kur lenda helmuese ka dalë nga soba që përdornin për tu ngrohur dhe i ka lënë të intoksikuar.
Dy prindërit dhe fëmijët, 5 dhe 7-vjeç janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fidencës në Reggio Emilia dhe sipas mjekëve ndërhyrja është bërë në kohë. Për fat, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.