Juve-Milan, Ranieri garanton spektakël
Objektivi i arritur me sforcon minimale, një drithërimë vetëm në fundin e takimit, nga rasti për gol i Blizniuk, nga ana tjetër e peshores një shtyllë nga Markioni, një penallti e humbur nga Xhiovinko dhe një rast i pastër për Del Pieron, që është pritur nga portieri bjellorus. Pra, është arritur objektivi i parë, që do të thotë evitim i ekipeve të forta, si Bajerni i Mynihut, Mançester Junejted, Barcelona dhe Liverpuli. Por, gjithsesi, janë disa skuadra të rrezikshme në short, që mund ta pengojnë rrugën e bardhezinjve, midis të cilave ndodhet Arsenali, Lioni, Çelsi, Atletoko i Madridit, Sprotingu i Lisbonës, Vilareali. Endrra jonë është finalja në Romë, por, për momentin, ka rëndësi skuadra që do të dalë nga shorti. E pranoj atë që do të na japë fati, nuk kam preferenca; e rëndësishme është të jemi gati për ditën e sfidës. Më e forta? Duhet të jetë Çelsi," - shprehet Ranieri. Ndërsa mbi ndeshjen: "Ishte e rëndësishme të dilnim të parët në grup. Jemi munduar të mos pësonim gol dhe të shënonim". Juventusi ka kryesuar grupin, ndërsa Interi jo. "Kjo nuk do të thotë asgjë. Interi e konsideron objektivin kryesor Championsin, ka ndryshuar trajner për këtë arsye, ka shumë kampionë në përbërje dhe në shkurt do të jetë një nga ekipet që duhen mundur."
STAFETA - Një stërvitje në mesjavë, për t'ia hequr ndryshkun Zanetit, debutues pas ndalesës, për të rinjtë Xhiovinko dhe De Çelje, për një kohë të gjatë të lënë në stol, si dhe për debutimin ndërkombëtar të Espozitos dhe Kastiljës. "Kishim programuar stafetën Amauri-Del Piero; doja ta lija për 90 minuta Xhovinkon në lojë. Nuk ka qëndruar në fushë për të shfryrë inatin për penalltinë e humbur, por sepse kështu kam zgjedhur unë."
RANIERI DHE MILANI - Juventus-Milan nuk do të jetë një përballje përcaktuese. Ky është mendimi i teknikut bardhezi. "Eshtë një ndeshje e madhe midis dy skuadrave që i kanë dhënë shumë futbollit italian në botë, - ka thënë Ranieri. - Eshtë shumë e rëndësishme, por nuk është akoma përcaktuese. Jam i bindur se deri në fund të kampionatit do të jenë shumë skuadra në lojë. Kur ndodhen kaq shumë lojtarë të mëdhenj në fushë, spektakli është i garantuar. Ronaldinjo, Del Piero... mund të të dhurojnë diçka të veçantë, të papërsëritshme, - ka vazhduar trajneri. - Unë jam me fat, pasi jam në stol, në radhën e parë, dhe nuk paguaj biletë." Në fund vijnë komplimentet për kolegun Ançeloti: "Karlo ka marrë eksperiencën e nevojshme, më pas është kthyer në shtëpi dhe ka fituar gjithçka. Më pëlqen qetësia dhe qartësia e tij. Më pëlqen shumë edhe si njeri," - ka deklaruar Ranieri.