E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja shqiptare rreh patrullën e policisë

18/05/2010 Një shërbim normal patrulle u shndërrua në sulm të vërtetë ndaj dy policëve italianë, të cilët u sulmuan nga një familje shqiptare. Kur dy policët italianë qëndruan makinën e tyre dhe u kërkuan dokumentet e identifikimit dy burrave që rrinin anës rrugës, u gjendën përballë sulmit të të gjithë familjes. Dy personat që rrinin në rrugë ishin shqiptarë pa dokumente e teksa një prej policëve tentoi t’i ndalonte, njëri prej tyre u përpoq të largohej. Këtu nisi edhe sherri i madh pasi nga shtëpia doli edhe një grua dhe dy të rinj të tjerë, të cilët nisën të kundërshtonin në fillim me fjalë policët e më pas tentuan t’i qëllonin. Të ndaluarit janë G. P., 59 vjeç, e shoqja 55 vjeçe G. D., me precedentë penalë, si dhe dy fëmijët e tyre G. L. dhe G. E., përkatësisht 30 dhe 29 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në stacionin e policisë për të dhënë sqarime.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›