Ujësjellësi merr një investim prej 4.9 milionë eurosh
19/11/2009 Kredia nga Banka Gjermane për Zhvillim
FIER- Nënshkruhet marrëveshja mes Bashkisë Fier dhe Bankës Gjermane për Zhvillim për zbatimin e investimeve në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit në qytetin e Fierit. Investimi shkon në 4.9 milionë euro, i cili veç rrjetit të brendshëm ofron edhe 90% të instalimeve të sistemit matës për abonentët e ujit të pijshëm në rrethin e Fierit. Sipas përfaqësuesit të palës gjermane për zhvillim, vendosja e sistemit matës do të rrisë arkëtimet për ndërmarrjen, por edhe duke siguruar të ardhura për shlyerjen e kësaj kredie. “Unë shpresoj që bashkëpunimi mes nesh dhe jush do të jetë i frytshëm”,-tha në takim kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj. Gjithashtu besoj në marrëdhënie korrekte mes 2 palëve tona duke na ndihmuar në problemin më kryesor që kemi ne atë të rrjetit të ujësjellësit dhe presim edhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen”. Nga ana e tij drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Agim Plepi, ka përshëndetur këtë ndihmesë të Bankës Gjermane për Zhvillim duke siguruar se të gjitha orientimet, dhënat dhe kriteret do të zbatohen me përpikëri, pasi janë në të mirë të ndërmarrjes dhe rrjedhimisht edhe në të mirë të qytetit.