Durrës, nisin rrënimet e objekteve pa leje
19/11/2009 Vangjush Dako: Janë 50 vendime që duhet të ekzekutohen brenda vitit 2009
Kryesisht avlli, shtesa pa leje, kioska etj. “Kallëzim penal për penguesit”
DURRES- Inspektorati i Urbanistikës dhe Ndërtimit ka vendosur të ekzekutojë në një kohë shumë të shkurtër të gjitha vendimet lidhur me ndërtimet e paligjshme të bëra në qytet. Ardhja e Afrim Bakës, ish-kryetar rajoni në një nga njësitë lokale në Bashkinë e Durrësit, në krye të këtij inspektorati ka vënë nën presion shumë pronarë që kanë ndërtuar pa leje. Bakaj ka marrë në dorë vendimet e bashkisë të nënshkruara nga kryetari Vangjush Dako dhe pasi ka njoftuar subjektet për ndërhyrjen e policisë ka nisur të ndërmarrë një nga një shembjen e objekteve pa leje. Bakaj ka pohuar se ka pasur shumë raste të përballjes me vështirësi në ekzekutimin e vendimeve madje edhe me përdorimin e forcës. Në fundjavë ai ka mundur të shmangë përplasjen e punonjësve të inspektoratit që drejton me një familje në lagjen numër 15, ndërsa ka bërë kallëzim penal për shkaktarët që kanë penguar procesin. Kryetari bashkisë Vangjush Dako është shprehur se Inspektorati i Urbanistikës dhe Ndërtimit kanë një kalendar përpara për të zbatuar deri në fund të vitit 2009. Sipas këtij kalendari, bëhet fjalë për shembjen e mureve rrethues, garazheve, kioskave, shtetasve në kate, avllive, ndërtimeve të ndryshme, të cilat nuk mund të jenë çështje e procesit për legalizim. Janë më shumë se 50 vendime që pritet të ekzekutohen nga Bakaj në më pak se 45 ditë, ndërsa vet kreu i Policisë së Ndërtimit dhe Urbanistikës është deklaruar se nuk do të tërhiqet para asnjë lloj presioni. Në takimin e fundit në Këshillin e Bashkisë Dako ka kërkuar mbështetje me karton nga anëtarët për t’i dhënë fund disa ndërtimeve pa leje në lartësi të mëdha.