E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi Oferta e Rames asnje ndryshim nga qendrimi i mbajtur nga PS prej nje viti

27-10-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike reagon lidhur me oferten e fundit te dorezuar nga opozita per zgjidhjen e ngercit politik dhe nisjen nga puna te tryezes se forcave politike per reformen zgjedhore.
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi thote se oferta e fundit e dorezuar kryeministrit Berisha nga lideri i opozites Edi Rama nuk ka asnje ndryshim nga qendrimi i mbajtur prej Partise Socialiste prej me se nje viti.
Zoti Rama duhet te kishte ardhur me nje oferte te re dhe evolucion karshi propozimeve te zgjidhjes. Jeni deshmitar qe zoti Berisha premtoi qe kutite nuk do te digjen dhe se qeveria do mobilizoje fondet qe te kete kuti te reja tha Patozi.
Ai konstatoi se kryetari i Partise Socialiste nuk uron gjetjen e zgjidhjes dhe as inkurajon rrugezgjidhjen.
Verej me keqardhje se nuk ka evolucion ne qendrimet e PS dhe konstatoj se kryetari i saj nuk do zgjidhje u shpreh kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi.
Patozi deklaron gjithashtu se kerkesa e opozites nuk eshte nje nisme ligjore porsa kohe nuk eshte depozituar ne protokollin e Kuvendit. Sipas tij ajo qe Rama i dorezoi Berishes te premten e kaluar ne mbledhjen e pare te tryezes se forcave politike eshte thjesht nje leter per bashkepunim.
Kerkesa qe ju keni ne duar nuk eshte depozituar ne protokollin e Kuvendit dhe pas saj te nisi rrugen si nisme ligjore. Pra deri me sot nuk kemi nje nisme ligjore por vetem nje leter dorezuar kryetarit te PD deklaroi me tej kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›