E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Rama nje perplasje qe ka aromen e prishjes se pazareve

27-10-2010 / Gazeta 55

Marredhenia mes institucionit te akuzes dhe atij te presidentit te republikes duket se ka qene nje marredhenie joligjore e ndertuar mbi platforma pazaresh prandaj edhe prishja e tyre do te sjelle thellimin e perplasjeve mes Ina Rames dhe Bamir Topit

Nje shfaqje jo vete joinstitucionale por per me teper edhe aspak e denje ka qene ajo e djeshmja para jo vetem kamerave te televizioneve por per me teper para studenteve te Shkolles se Magjistratures. Dhe kur dy protagoniste e kesaj shfaqje joinstitucionale por edhe aspak te denje ishin as me shume e as me pak njeri Presidenti i Republikes dhe tjetra Kryeprokurorja e Republikes shfaqja e djeshme i kapercente kufijte joinstitucionalizmit per pasoje edhe kufijte e padenjesise.
Presidenti dhe Kryeprokurorja dukshem binin ne sy se ishin ulur aq me zor prane njeri-tjetrit sa edhe me deshiren per ti shfryre reciprokisht shoku-shoqit... por jo per te diskutuar per temen e konferences te ashtuquajtur shkencore Drejtesia ndash Virtyt dhe detyre qe perfeksionon vullnetin e perhershem te cdo gjyqtari dhe prokurori...
Po ti shtojme ketij joinstitucionalizmi dhe kesaj padenjesie edhe cinizmin me te cilet nga dy protagonistet u percoll tema e Konferences padenjesia e shfaqjes arriti kulmin...
Biles edhe kjo... eshte pak te thuhet.
Gjetjet reciproke qe Kryeprokurorja dhe Presidenti adresonin ndaj njeri-tjetrit ku mes semiotikes gjestikulacioneve nga njera ane dhe lojes se fjaleve nga ana tjeter ku jaka e bardhe dhe me viza e kemishes se Presidentit apo sharmi i Kryeprokurores per here te pare dhe ne menyren me te paperseritshme ishin mjetet me te paimagjinueshme per te evidentuar jo aq virtytet dhe detyrat qe perfeksionojne vullnetin e perhershem te cdo gjyqtari dhe prokurori se sa virtytet dhe detyrat qe perfeksionojne vullnetin e momentit aspak miqesor mes Presidentit dhe Kryeprokurores.
E ndjekur me vemendje dhe me nje fare kersheria ajo konference e djeshme e Shkolles se Magjistratures vecanerisht pjesa e diskutimeve hidh e prit reciprokisht te Presidentit dhe Kryeprokurores nuk linte dyshime se marredheniet jo vetem institucionale midis atyre dy persone-insitucione kishin marre nje krisje shume te thelle qe nuk mund te fshihej.
Me teper se e habitshme demonstrimi ne nje forme te re dhe krejt te ndryshme i marredhenieve mes Presidentit dhe Kryeprokurores nuk e fshihnin faktin se ishin te pritshme...
Te pritshme sepse ne mes te ketyre marredhenieve ne ate pak histori modeste te gjallimit te tyre ishin pazaret.
Dhe tashme ne nje epoke te re historike te ketyre marredhenieve te ngritura e ndertuara mbi pazaret dhe shkeljen e ligjit pritet te marrin nje drejtim tjeter. Ne vijim te nje parashikimi te mundshem te fatit te ketyre marredhenieve kur keto pazaret po prishen afer mendsh edhe shfaqja e djeshme aspak institucionale qe vetem mund te konfirmonte kete stad te ri marredheniesh jo vetem institucionale mes Presidentit dhe Kryeprokurores me shume gjasa priten vetem te thellohet...

Ja debati i plote mes krereve te dy institucioneve

Ina Rama - shikim ne auditor Nje prokurori sot i duhet te perballet jo me krimin e rruges per te cilin ka mesuar dhe ka degjuar te flitet ne shkolle dhe per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje. Ajo me e veshtira eshte perballja pkerisht me krimin e ashtuquajtur i jakave te bardha ai i cili kthen koken nga presidenti Topi nuk ka nje pamje brutale te lexueshme lexon por qe gjendet i kamufluar mes formash kthen koken nga presidenti te sofistifkuara veprimesh financiare. lexon Fshihet pas trafikut te influencave shikon nga presidenti Topi dhe eshte ndonjehere aq prane lexon sa te behet e pabesueshme kthen koken nga presidenti Topi se mund te kete edhe kete pamje.
Bamir Topi - shikon auditorin Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pafund per te persosur punen ne kete insitucion kthehet nga kryeprokurorja Rama ku nuk ka nevoje ndoshta tiacute referohemi nese i kane jakat e bardha apo me viza vete presidenti ka veshur nje kemishe me viza por besoj se mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejt. Shikon auditorin Klima politike eshte super e ngarkuar. Njerez te veshur me pushtet politik qe akuzojne njeri-tjetrin dhe me te drejte edhe ne nivelin e koshiences minimale te nje qytetari vjen thirrja Cfare nevoje kemi tju degjojme ne publik Sipas rregullit qe kane vendet e demokracive perendimore beteja zhvillohet ne institucionet specifike. Sepse gjerat po te shkojne ne institucione po te kete besim ne institucione po te mos kete frike ne keto institucione po te mos kete fobi ne keto institucione po te kete virtyt po te kete zbatim te detyres do te thote qe do te kete kualitet do te thote te kete edhe drejtesi. Dhe asnjehere institucionet tona te ketij niveli nuk besoj te kene patur me shume lende te pare per te punuar kthehet nga kryeprokurorja Rama dhe per tu ekspozuar. Keshtu qe eshte koha per drejtesi.

Marre me stenogram

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›