Nënshkruhet marrëveshja e madhe, pas tre vjetësh amerikanët terhiqen nga Iraku
Iraku dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të pritur prej kohësh, sipas të cilës Uashingtoni do t'i tërheqë trupat e tij nga Iraku deri në fund të vitit 2011, tetë vjet pas ndërhyrjes që rrëzoi Sadam Husseinin.
Pakti, që duhet të miratohet ende nga parlamenti irakian, u nënshkrua nga ministri i Jashtëm Hoshiyar Zebari dhe ambasadori amerikan Ryan Crocker në një ceremoni që u dha fund muaj të tërë bisedimesh mbi të ardhmen e pranisë amerikane.
"Përfundimisht, sot është një ditë historike për marrëdhëniet amerikano-irakiane", u tha Zebari gazetarëve pas shkëmbimit të kopjeve të nënshkruara me Crocker-in.
Në Uashington, zyrtari më i lartë ushtarak e priti me rezerva paktin. Admirali i Flotës, Mike Mullen, kryetar i përgjithshëm i shtabit të forcave të armatosura tha se ai dhe komandantë të tjerë të lartë amerikanë i pranojnë pikat e marëveshjes, por vazhdojnë të preferojnë tërheqjen të bazuar mbi kushtet e sigurisë se sa mbi afatet kohore. Zebari dhe Crocker nënshkruan gjithashtu një kornizë strategjike afatgjatë, që Crocker tha se përcaktonte marrëdhëniet mes dy vendeve ndër vite.
Pakti e detyron Uashingtonin të tërheqë forcat e tij prej rreth 150 000 trupash deri më 31 dhjetor. /Reuter/