E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët e të arrestuarve mohojnë akuzat për trafikun

TIRANE - Të afërmit e pesë personave të akuzuar në dosjen "Butrinti", e dërguar për gjykim në Gjykatën e krimeve të

Rënda për veprat penale të "dhënies ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit në formën e grupit të strukturuar kriminal", hodhën poshtë dje akuzat e Prokurorisë. Në formë reagimi për artikullin  e botuar dje në faqen 11 të gazetës "Panorama", me titull "trafiku, dy policë në grupin kriminal", ku citoheshin akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të afërmit e të pandehurve Arjan Shehu, Kadri Emini, Ilmi Bejko, Emin Halili dhe Ilia  Thomo, kanë dërguar një letër në redaksi. Ata shtrojnë pyetjen se, përse në këtë rast, në korrik 2007 u arrestuan 13 persona të akuzuar dhe tani dosja është dërguar në gjykatë me vetëm 5 të akuzuar. Të afërmit e të pandehurve, thonë se arrestimi i tyre është i padrejtë dhe se personi që transportonte klandestinët nga zonat e veriut të Shqipërisë për në Sarandë është lënë në gjendje të lirë. Familjarët e të pandehurve thonë se, më 22 nëntor Prokuroria e Krimeve të Rënda ka analizuar dosjen në fjalë dhe ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që kjo dosje të transferohet në Prokurorinë e Rrethit, pasi nuk ka asnjë element të krimit të organizuar. "Ndaj personave të pandehur me të njëjtën akuzë, janë mbajtur qëndrime të ndryshme", thuhet në letër. Sipas saj, me dosjen është bërë një ping-pong e për këtë shkak ajo ka mbetur te Krimet e Rënda ndërsa pesë të arrestuarit po mbahen padrejtësisht në paraburgim prej 10 muajsh. t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›