E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shpërndarësi duke shitur heroinë

TIRANE - Agjentët e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve, arrestuan dje në Tiranë, një person të dyshuar si shpërndarës droge.

Gentian Muça, 23 vjeç, sipas burimeve zyrtare të policisë, akuzohet se ka kryer veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve". Sipas burimeve nga policia, arrestimi i 23-vjeçarit banues në Tiranë, është bërë pasi rreth orës 12:00, në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të një lokali, është kapur duke shitur lëndë narkotike një shtetasi. Sipas të dhënave policore mësohet se, i arrestuari sapo ishte takuar me një klient të tij, të cilit ishte duke i shitur një sasi heroine në momentin e ndërhyrjes së agjentëve të Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve. "Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1.2 gram pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, e ndarë në 2 doza, si dhe 1 aparat telefoni celular", tha policia. Pas hetimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›