Nishani marrëveshje me Danimarkën për vizat
TIRANE - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, nënshkroi dje me ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë, Niels Severin Munk, marrëveshjen për ripranimin e shqiptarëve me qëndrim të paautorizuar dhe
marrëveshjen për lehtësimin e lëshimit të vizave. Nishani tha se, marrëveshja e nënshkruar garanton zbatimin e një politike, që përveçse zbatimit të ligjit ka të bëjë me respektimin e mënyrës së rikthimit dhe trajtimit të të gjithë atyre qytetarëve, të cilët janë të paautorizuar për të qëndruar në territorin e Danimarkës. "Marrëveshja ofron një bashkëpunim edhe më të konsoliduar për lehtësimin e lëshimit të vizave", deklaron Ministria e Brendshme. "Garantova që të gjitha autoritetet, institucionet dhe agjencitë, të cilave u lindin përgjegjësi do të jenë të angazhuara me tërë seriozitetin dhe kapacitetet në dispozicion për të bërë efecientë dhe realizuar këtë marrëveshje", u shpreh ministri Nishani. Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Niels Severin Munk, duke vlerësuar se për hartimin e këtyre marrëveshjeje është punuar me seriozitetin dhe angazhimin maksimal nga të dy palët theksoi se, i njëjti angazhim do të jetë i nevojshëm për vijimin e procesit deri në hyrjen në fuqi dhe implementimin e tyre. Në bazë të marrëveshjes për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar do të ripranohen në Shqipëri me kërkesën e Danimarkës të gjithë ata persona, të cilët nuk plotësojnë më tej kushtet në fuqi për hyrjen, qëndrimin ose banimin në territorin e Danimarkës, me kusht që të provohet, ose të pranohet në mënyrë të vlefshme në bazë të sigurimit të provave të qarta se, ata janë shtetas të Shqipërisë ose shtetas të vendeve të treta ose pa shtetësi, të cilët kanë hyrë në territorin e Danimarkës pasi kanë qëndruar ose kanë kaluar tranzit nëpër territorin e Shqipërisë.