"Polici që mbeti i plagosur në Gërdec, po mjekohet në Itali"
TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit deklaroi dje se, dhjetë ditë më parë është mundësuar dërgimi për mjekim në
Itali i Dritan Memoçit, efektiv i policisë së Vorës, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e Gërdecit, teksa ndihmonte në evakuimin e viktimave. "Nga data 10 prill 2008, Dritan Memoçi është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Perugias, Itali, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale realizuar nga mjekët e këtij spitali, ndërhyrje e cila do të pasohet nga një tjetër operacion i natyrës plastike", thuhet në deklaratën e policisë. Konfirmimi i policisë me dhjetë ditë vonesë për nisjen e efektivit të rajonit të Vorës për kurim në Itali, erdhi nga policia pas publikimit dje në gazetën "Panorama", të ankesave që Dritan Memoçi kishte bërë pranë avokatit të Popullit, duke kërkuar që policia e shtetit t'i japë atij dëmshpërblimin e merituar sipas ligjit, "Për plagosje në krye të detyrës". Artikulli i publikuar dje në gazetën "Panorama", i referohej dy dokumenteve zyrtare të Avokatit të Popullit, të datës 4 prill 2008, në të cilat i kërkohej Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë dërgimi i policit të plagosur për kurim jashtë vendit ndërsa Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë i bëhej apel që të zbatonte ligjin dhe të dëmshpërblente efektivin e saj të plagosur në krye të detyrës, i cili ditën e tragjedisë së Gërdecit, shpëtoi më shumë se 150 persona nga rreziku. Pavarësisht se deklaroi me dhjetë ditë vonesë se, efektivi i policisë u dërgua për mjekim në Itali, policia dje nuk bëri asnjë sqarim nëse të dëmtuarit i është dhënë dëmshpërblimi financiar që i takon sipas ligjit, "Për plagosjen e efektivave të policisë në krye të detyrës". t.s