E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Totozani takon ministren Bregu

Avokati i Popullit, Igli Totozani / Foto arkiv

Ecuria e procesit të integrimit dhe bashkëpunimi mes institucioneve ka qenë sot tema e takimit të Avokatit të Popullit, Igli Totozani, me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.

Sipas zyrës së shtypit Avokatit të Popullit, gjatë takimit është rënë dakord për bashkëpunim mes palëve në një sërë aspektesh si: Përfshirja e Institucionit të Avokatit të Popullit nëpërmjet, dhënies së informacioneve, mendimeve dhe vlerësimeve, për materialet që koordinohen nga Ministria e Integrimit në kuadër të procesit të integrimit në BE, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Institucionit të Avokatit të Popullit në të gjitha takimet që organizohen dhe koordinohen nga Ministria e Integrimit dhe përfshirja e institucionit të Avokatit të Popullit në Komitetin Ndërministror të Integrimit, me statusin e të ftuarit.

Gjithashtu, të tjera çështje ku dy palët kanë gjetur mirëkuptim për të bashkëpunuar janë edhe ato të minoritetit rom, LGBT dhe fëmijëve e personave me aftësi të kufizuara.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›