Godo mori pjesë në takimin e Oslo-s për Shëndetësinë në krizën globale
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, zhvilloi një takim në Oslo,
ku merrnin pjesë ministrat e Shëndetësisë së Europës, për të diskutuar për çështjen e Shëndetësisë përballë krizës globale.
Në këtë takim u diskutua për krizën globale financiare dhe efektet negative që kjo do të sjellë në fushën e shëndetit publik kudo në botë, rrugët e bashkëpunimit dhe koordinimit të përpjekjeve të të gjitha vendeve për të zbutur efektet negative.
Ministrja Godo, në fjalën e saj të mbajtur në sesion, theksoi rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve të të gjitha vendeve të Europës për të zbutur efektet negative të krizës. Për këtë, u kërkua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të krijuar një strukturë të posaçme për shkëmbimin e informacioneve dhe eksperiencave.
4 Prill 2009