Klinikat dentare në kryeqytet, rrezik për përhapjen e sëmundjeve
“Urdhri i Mjekut” ka verifikuar të gjitha klinikat në Tiranë dhe ka konstatuar shkelje. Masat penalizuese që do të merren ndaj stomatologëve që shkelin Rregulloren
Emanuela Sako
Klinikat dentare nuk ofrojnë siguri për shëndetin e pacientëve. Gjatë mjekimit të dhëmbëve ekziston mundësia e marrjes së hepatiteve apo viruseve të rrezikshme, siç është HIVAIDS-i, për shkak se sterilizimi i pajisjeve dhe instrumenteve nuk kryhet siç duhet. Urdhri i Mjekut publikon raportin e një studimi të kryer në klinikat dentare të qarkut të Tiranës sipas të cilit problem kryesor mbetet licencimi i këtyre subjekteve, kushtet higjieno- sanitare, si dhe mungesa e energjisë elektrike që ndërpritet edhe gjatë mjekimit. Shoqata e Stomatologëve ngre një tjetër shqetësim për klinikat dentare. Duke iu referuar të njëjtit studim del se në mbi 60 kabinete dentare, 1/3 janë të palicencuara. Pavarësisht këtij studimi, i cili përfshin vetëm një hapësirë të kufizuar ku zhvillojnë aktivitetin klinikat dentare, në rang vendi nuk dihet zyrtarisht se sa është numri i klinikave të licencuara dhe atyre të palicencuara gjithashtu.
Penalizimet
Për klinikat që kryejnë shkelje gjatë ushtrimit të aktivitetit, MSH-ja parashikon marrjen e masave penalizuese. Ministria e Shëndetësisë ka propozuar rritje të çmimit të gjobave që do të penalizojnë klinikat dentare në rast se në punën e tyre do të evidentohen shkelje. MSH-ja ka bërë të ditur pak kohë më parë se shkak për këto penalizime janë bërë problemet e konstatuara në këto ambiente. Specialistët kanë menduar që rritja të bëhet sipas rastit të shkeljes, për shembull, nëse gjoba është 10 mijë lekë, do të bëhet 12 mijë lekë etj. Ministria e Shëndetësisë kërkon që të rrisë standardet për të kapërcyer problemet që kanë klinikat private me shërbimin ndaj pacientëve dhe kushtet e punës së tyre. Kjo vjen për shkak të ankesave të shumta që kanë depozituar pacientët ndaj shërbimit që u ofrohet në klinikat dentare.
Ankesat
Qytetarët kanë shfaqur ankesa të shumta kundrejt këtij shërbimi të ofruar nga dentistët. Shumica e tyre janë depozituar pranë Urdhrit të Mjekut, ndërsa arsyet më të shumta kanë qenë për vendosjen e protezave dhe materialit me cilësi të ulët që ofrohet. Njëkohësisht, në kryeqytet ka dhe një numër klinikash dentare që ushtrojnë profesionin pa licencë dhe komisioni do të vendosë edhe për licencimin, gjobat apo mbylljen e aktivitetit, që do të vendosen ndaj dentistëve që ushtrojnë profesionin në mënyrë të paligjshme.
4 Prill 2009