E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti Keçi: “Për buxhetin e Bashkisë do t’i drejtohem gjykatës”



Buxheti i Bashkisë së Tiranës pritet të ndiqet në rrugë gjyqësore nga prefekti i Qarkut të Tiranës, Ruzhdi Keçi. Buxheti i këtij viti do t’i drejtohet gjykatës për shkak të kontestimeve që i janë bërë nga prefekti. Prefekti Keçi është shprehur se ende nuk ka marrë një dokument zyrtar se çfarë është bërë në Këshillin Bashkiak të ditës së hënë dhe nëse janë marrë parasysh vërejtjet e tij. Nëse vërejtjet e tij nuk do të jenë marrë parasysh, atëherë ai do ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore.
Sipas Keçit, tashmë buxheti i Bashkisë quhet i hapur dhe e vetmja e drejtë e prefektit për të kontestuar vendimin e Këshillit do të jetë rruga gjyqësore. Keçi ka bërë disa kontestime në raport me parashikimet që ishin bërë në buxhetin e këtij viti. Sipas tij, në këtë buxhet kishte disa shkelje, të cilat duhet të ndryshoheshin, në të kundërt nuk do të mund të votoheshin. Kjo ishte edhe arsyeja që prefekti nuk e firmosi buxhetin, por e ktheu edhe një herë në Këshillin Bashkiak për rishqyrtim. Për këtë arsye, ai gjendet përballë faktit se buxheti është miratuar me votat e shumicës në Këshill. “Tashmë, pavarësisht dhe nëse vërejtjet e prefektit nuk janë marrë parasysh, është e drejtë e Këshillit, ligji ka caktuar pra vullnetin e Këshillit të dominojë. Tashmë buxheti konsiderohet i hapur dhe mbetet për ta vlerësuar situatën prefekti dhe për të vendosur nëse do ta atakojë apo jo me rrugë gjyqësore. Unë akoma nuk e kam marrë zyrtarisht, kjo mbetet për ta vlerësuar situatën”, - u shpreh Ruzhdi Keçi.

4 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›