Qente e policise arrijne deri ne ish-kenete
E gjithe policia e Fierit eshte mobilizuar mbremjen e se shtunes duke u vene ne sherbim. Megjithese nje efektiv ka qene ne lokalin ku deputeti Fatmir Xhindi piu kafen e fundit, serish kane qene koleget e tij nga Fieri qe e kane lajmeruar per ngjarjen. Asnje deshmitar okular nuk eshte gjetur nga grupi hetimor per ekzekutimin makaber te deputetit socialist dhe shpresat e vetme jane tek ato pak prova te gjetura. Qe prej ores 22:00 dhe deri ne mengjes, qente e policise nepermjet nuhatjes se tyre kane arritur te ndjekin gjurmet deri ne zonen e ish-kenetes dhe jo me tej. Burime policore thane se autoret mund te kene qene dy, pasi te shtenat e armeve kane qene me kend. Ne cep te murit bari eshte gjetur i shkelur dhe po keshtu matane rruges. Sipas matjeve te kryera dje dhe riekspertimit ne vend, pas rrethimit te skenes se krimit, eshte arritur ne perfundimin se distanca e autoreve ka qene 2 dhe 5 metra, kurse ekzekutimi eshte bere nga pas shpine. Deputeti Fatmir Xhindi ka zbritur per te hapur porten, apo eshte thirrur, kjo mbetet per t'u verifikuar nga grupi hetimor, por dera e mjetit eshte gjetur e hapur dhe xhamat e fuoristrades te copetuara. Vrima plumbash ka pasur edhe ne murin e shtepise dhe policia gjeti 15 gezhoja, 5 kemisha plumbi, 4 predha plumbi, nje qese qe ende nuk eshte percaktuar nese ka gjurme apo perse ka sherbyer. Nje tjeter prove eshte edhe pakoja e aspirines e gjetur pertoke, por ende nuk behet e ditur nese i perket autorit te ekzekutimit apo autoreve.