E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oret e fundit te Fatmir Xhindit

Nga Roskoveci, Xhemil Beharaj

Dy persona i kane zene prite deputetit socialist Fatmir Xhindi ne porten hyrese te baneses. Dy bresheri "Kallashnikovi" i kane prere jeten ne mes 49-vjecarit, baba i tre djemve, teksa kthehej nga punet e perditshme ne banesen e tij dykateshe ne Roskovec te Fierit. Policia dhe prokuroria i kane perqendruar hetimet e tyre ne disa prova te gjetura ne vendngjarje, qe mund te cojne tek autoret e mundshem dhe gjurmet. Por ende nuk ka nje piste konkrete qe solli krimin makaber ne oren 21:00 te mbremjes, pikerisht kur banoret ishin futur ne lokale e banesa per te ndjekur dy evenimentet e mbremjes, ndeshjen Real-Barcelona dhe edicionin "Big Brother". Nje detaj jo shume i rendesishem, po qe per ekspertet eshte nje minus i madh pasi ngjarja nuk ka nje deshmitar qe te kete pare skenen. Shpresa e vetme mbeten 15 gezhojat e gjetura, pese kamishat e plumbave dhe kater predhat, ku shpresohet te zbulohen gjurme gishterinjsh nga ekspertiza balistike. Dy provat e tjera jane nje qese e madhe plastmasi dhe nje pako aspirine, qe mendohet se i perkasin autoreve. Qente e policise kane mundur te ndjekin gjurmet deri ne ish-kenete, por jo me tej.

Itinerari

Deputeti Fatmir Xhindi prej disa javesh ishte i pranishem ne qytetin e Roskovecit ne prag te fushates elektorale, ndersa ai ka qene ne listen e kandidateve per te kerkuar mandatin e katert radhazi ne kete zone. Sipas te dhenave te mbledhura nga hetuesit ne momentin e pare, dita e shtune per Fatmir Xhindin ka nisur me nje udhetim drejt Tiranes, ku ka percjelle per ne Rumani djalin e tij te madh, Amarildon, qe studion ne kete shtet per Mjekesi. Eshte kthyer ne Roskovec oret e pasdites, ku ka pire nje kafe me disa te njohur dhe me pas ka nderruar rrobat, duke veshur teshat e punes. Rreth ores 17:00 eshte nisur per ne Kurjan, fshatin ku dhe ka banuar per vite te tera dhe ka pronat e familjes. Aty ka takuar nje te njohurin e tij, te cilit i ka kerkuar qe ta ndihmonte me nje makine korrese per barin ne tokat e tij. Teksa ka marre mbeshtetjen, Xhindi ka takuar nje prej kusherinjve ne fshat dhe ka pire kafe deri ne mbremje. Banoret thane se ai eshte larguar pas ores 20:00 nga Kurjani. Ramadan Kuka, banor i ketij fshati, deklaron se Fatmiri nuk kishte probleme dhe ne tavoline ishin mbledhur shume njerez miq e shoke. Por deputeti socialist eshte kthyer ne Roskovec i vetem dhe ka pire nje tjeter kafe ne lokalin prane shtepise, vetem pak metra larg, me tre te njohurit e tij. Rreth ores 21:00 sipas deshmitareve, ai eshte larguar po i vetem me makinen e tij tip KIA me targe TR 8100 K, fuoristrade me ngjyre te zeze. Sapo ka mberritur tek porta e shtepise, duket se eshte thirrur nga nje prej personave dhe me pas jane degjuar dy bresherite.

Ka qene nje prej vellezerve qe banon ngjitur me Fatmirin qe me shpejtesi ka dale nga dera kur ka degjuar te shtenat dhe ka pare trupin e 49-vjecarit pertoke te pergjakur dhe deren e makines te hapur. Me shpejtesi i ka dhene ndihmen e pare duke e nisur po me te njejten makine per ne spitalin e Fierit, ndaj dhe vendi i ngjarjes sipas eksperteve eshte prishur. Mesohet se deputeti ka nderruar jete gjate rruges dhe ne keqyrjen prej eksperteve jane konstatuar 6 plage plumbi ne trup qe e kishin tejshkuar. Nje 23-vjecar qe ka qene ne lokal me deputetin, tha per gazeten "KJ" se kishte dale per te folur ne telefon jashte lokalit dhe pak minuta me pas degjoi te shtenat e armeve, duke kujtuar se ishin fishekzjarre. "Ketej nga kjo rruge nuk pashe njeri te vraponte apo ndonje makine", tha i riu qe nuk deshi te identifikohej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›