E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët në protes 14 vjet pas zhdukjes

21/10/2009  Vrasja e Remzi Hoxhës, dështon pyetja e dëhsmitarit të paralizuar

TIRANË- Ndërsa familjarët e Remzi Hoxhws kishin pwrgatitur protestw dhe dolën me tabela në duar para Gjykatës së krimeve të Rënda dhe ministrisë së Drejtësisë, trupi gjykues lajmëron dështimin e seancës së radhës. Dje ishte vendosur që pesëshja gjyqësore së bashku me prokurorët dhe avokatët të shkonin në shtëpinë e shtetasit Ylli Xhaxhika për ta marrw në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Po dje u mësua se ky dëshmitar që për procesin konsiderohej i rëndësishwm ka ndërruar jetë. Pra gjykata së bashku me organin e akuzës janë të vonuar në këtë drejtim. Ata e dinin shumë mirë që prej disa seanca të mëparshme se ky dëshmitar ndodhej në shtëpi i paralizuar dhe nuk morën masa për ta pyetur në kohë. Ndërsa vetëm një seancw me parë gjykata vendosi ta pyesw duke e konsideruar të rëndësishëm për vetw faktin se ka pas dijeni për ngjarjen, pasi ka qenë punonjë si SHIK në vitin 1995. Seanca tjetër është lënë në datë 28 tetor. Por para se të njoftohej dështimi i radhës, familjarë e të afërm të Remzi Hoxhës kishin nisur protestën për të kërkuar më shumë drejtësi dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë patur dijeni për zhdukjen, babait, gjyshit, vëllait, bashkëshortit. Protesta ishte paqësore. Ata nëpërmjet saj i bënë apel drejtësisë të veprojë, ndërkohë që akuzojnë qeverinë për zvarritjet e procesit. I biri, Ardian Hoxha u shpreh para mediave se ka shumë pakënaqësi për vonesën e drejtësisë lidhur me këtë çështje. "Nëser bëhen 14 vite nga zhdukja e tim ati në Tiranë dhe ne si familje jemi shumë të zhgënjyer për stërzgjatjen e çështjes dhe nuk kemi parë drejtësi. Ne presim të gjejmë trupin"- tha ai. Sipas tij ka qëllime për mbulimin ose zvarritjen e çështjes. "Vetë fakti se për 8 vite ka qenë në errësirë si rast dhe fakti që gjithnjë edhe kur janë akuzuar personat, qeveria mundohet me mënyra të ndryshme (si shembull i Sefgjinit, që e emëron në poste shtetërore), ndërkohë që ai është i dyshuari kryesor për zhdukjen e babait tim"- vazhdoi ai. Më tej, ai deklaron se pret drejtësi nga Shqipëria, por nëse nuk gjejnë zgjidhje do të shkojnë edhe në Strasburg. "Ne presin drejtësi këtu, pasi nuk duam të turpërojmë shtetin shqiptar para botës, por nëse kjo nuk ndodh nuk na mbetet tjetër"- shton ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›