|Rrethet shkurt
22/10/2009 Durrës, emrat e përfolur
LSI kërkon prefekturën,
spitalin dhe arsimin
DURRES- Tre institucione kryesore në Durrës ka të ngjarë të kalojnë në duart e LSI-së pas marrëveshjeve të drejtimit të qeverisjes edhe në nivel lokal. Burime nga kampet respektive të LSI-së dhe PD-së bëjnë me dije se tryeza mes krerëve të partive në selitë qendrore në Tiranë kanë nisur të diskutojnë për bashkëqeverisjen mes tyre edhe në Durrës. Gjithnjë nisur nga pohimet paraprake mësohet se LSI kërkon të marrë mandatin e institucionit të prefektit dhe të ulë në karrigen e prefektit Genci Alizotin. Sipas të gjitha gjasave, demokratët nuk janë kundër këmbimit të vendit të prefektit, ndërsa po diskutohet çështja e drejtorit të spitalit dhe e drejtuesit të arsimit. Zëra nga tryeza kanë bërë të ditur se PD është treguar e gatshme të sakrifikojë, por si kusht parësor është vendosur edhe gjetja e emrave të CV të pasur dhe integritet moral e shoqëror. Emri më i përfolur për kreun e drejtorisë spitalore në Durrës është ai i kirurgut Vasil Ziu ish kryetar i LSI-së në Durrës. Por ky emër nuk është i vetëm pasi postin e drejtorit të spitalit synon ta ketë edhe Andi Shahini i pasur nga ambiciet e neurologes Eda Harizi. Ndërsa Koka po përgatitet edhe për sfidën e pranverës së vitit 2011 ngase flitet se do të kandidojë për kryetar bashkie me mbështetjen e PD-së.
Xh. Gradica
Gjirokastër, shkolla 9-vjeçare “Koto Hoxhi”
Mbi 1 mijë nxënës kërcënohen
nga mbeturinat urbane
GJIROKASTËR- Prania e mbetjeve urbane në zona të ndryshme të qytetit, po kthehet tashmë në një fenomen shqetësues për banorët. Në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës, fare pranë shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, ku mësojnë mbi 1 mijë nxënës, mbeturinat qëndrojnë me ditë të tëra, duke u kthyer në rrezik për hapje epidemie. Banorët e kësaj zone, por edhe drejtuesit e lart të institucionit të arsimit, pohojnë se ankesat e tyre të vazhdueshme nuk i ka marrë parasysh askush e sidomos nga pushteti vendor. Këta të fundit janë shprehur për gazetën “Metropol” se problemi në fjalë është shkaktuar për shkak të një defekti të rëndë në automjetin e transportimit të mbeturinave urbane dhe shumë shpejt do të marrë rrugën e zgjidhjes. E. Molla
Sarandë, kryesisht në rrugë
Bashkia shton investimet lokale në periferi
SARANDË - Investimet e Bashkisë së Sarandës nga buxheti lokal orientohen edhe në fshatrat që janë nën administrimin e saj. Përmirësimet që janë duke u kryer tani në rrugët e brendshme të fshatit Metoq, përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës së banorëve. Në vijim të politikave për t’u kujdesur si për qendrën edhe për periferinë, kjo bashki është duke realizuar përmirësime të infrastrukturës rrugore në fshatrat që përfshihen në territorin e saj administrativ. Në Metoq, rreth 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, ka nisur paraditen e mërkurë zbatimi i projektit për asfaltimin, ndriçimi dhe gjelbërimi i rrugës kryesore të fshatit me vlerë 3 milionë lekë të reja, nga të ardhurat nga pushteti vendorë. Edmond Gjoka, kryetari i bashkisë së Sarandës, ka pohuar, se ky investim përfaqëson lotin e parë, pasi bashkia me investime të tilla do të përmirësojë kushtet edhe në lagje të tjera, ndërkohë që ai tha se po bëhet sistemimi i lagjeve të të gjitha fshatrave dhe me një fond prej 5 milionë lekësh Bashkia e Sarandës po futet me investime edhe në fshatin Gjashtë e Shelegar. E. Molla
Sarandë, protestojnë 50 fermerë
Kontrata selektive në dëm
të blegtorëve vendas
SARANDË - Rreth 50 blegtorë nga komunat Konispol, Livadhjaja dhe Fterrë kanë protestuar pasditen e mërkurë ndaj Ndërmarrjes së Kullotave për t’i thënë ndal kontratave selektive në dëm të blegtorëve vendas. Të mbështetur edhe nga kryetari i komunës së Livadhjasë, Irodhi Dalani, ata thanë se lidhja e re e kontratave nga ana e ndërmarrjes së pyjeve dhe kullotave në Sarandë, vazhdon të bëhet në mënyrë preferenciale.
Irodhi Dalani tha se për këtë shkak janë prekur 130 krerë të imta nga sëmundja e brucelozës një vit më parë dhe rreth 50 banorë marrin mjekim, pasi janë prekur nga virusi i melitenzës. Drejtori i kullotave, Vangjel Anagnosti, ka shpjeguar se situata nuk është aspak ashtu siç paraqitet. Ai e quajti të pabazuar pretendimin e paraqitur nga blegtorë të ardhur nga Konispoli, Livadhjaja e Fterra, se në kullotat e tyre janë kontraktuar barinj nga krahina të tjera. E. Molla