Familjarët paditën edhe Berishën
Trashëgimtarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë paditur disa javë më parë në Gjykatën e Lartë, në proces penal, Kryeministrinë. Me veprimet dhe mosveprimet e Kryeministrit Berisha, Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë procedurës së trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, nga ku zë fill gjithë kjo veprimtari demontimi, e cila ka sjellë këtë pasojë kriminale. Trashëgimtarët e viktimave kanë paditur Kryeministrinë, si një person juridik publik. Sipas padisë, Kryeministri kishte disa kompetenca specifike, për shembull kur një ministër miraton një urdhër në kundërshtim me ligjin apo me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kryeministri e pezullon aktin menjëherë dhe e shfuqizon