Fjalë në erë
"Euro, duhet të jemi realistë, po bëhet një problem madhor për ekonomitë tona, …, jo për shkak të kursit, se ky kurs është plotësisht i pranueshëm, por fakti që kjo monedhë e mbështetur në ekonominë më të madhe të botës, …, bën presion mbi monedhat tona, unë mendoj se e shpejtë do të jetë dita kur ne duhet të dorëzohemi, nuk do të vazhdojmë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër"...
Këto i tha Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një konferencë të organizuar nga Banka e Shqipërisë. Spekulantët, që mezi prisnin rastin për të përfituar, nuk po u besonin veshëve. Fitili u ndez në mënyrë paradoksale në tempullin e lekut nën sytë e veshët e gardianit të stabilitetit financiar të vendit, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kurse "bomba", që për pak nuk hodhi në erë lekun e bashkë me të edhe stabilitetin financiar të vendit, shpërtheu pak ditë më vonë. Megjithatë, shenjat ishin dhënë më parë me një bombardim mediatik mbi zhvlerësimin e "sigurt" të lekut.
Kalimi nga leku tek euroja është një proces i gjatë dhe i vështirë, kurse ne na paraqitet si një çelës magjik që do të na zgjidhë të gjitha problemet. Nuk është aspak kështu. Shqipëria ka një rritje ekonomike shumë më të lartë se vendet që përdorin euron. Kjo rritje ekonomike është shkaktuar nga rritja e konsumimit të popullsisë pas një periudhe të gjatë izolimi të vendit. Eksportet tona kanë një vend shumë të vogël në rritjen ekonomike dhe kjo ka bërë që deficiti i llogarive korente të arrijë në mbi 15% të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto). E thënë më shqip: Ne konsumojmë më shumë se sa mund t‘ia lejojmë vetes, e për të mbajtur këtë nivel, i kemi "borxh" botës rreth 15% të gjithë pasurisë që krijojmë gjatë një viti. A ka ndonjë shqiptar që mendon se kjo mund të vazhdojë gjatë në kohë, duke menduar se bota do të vazhdojë të financojë konsumin tonë në një periudhë afatgjatë? A nuk ishte një nga shkaqet e krizës ekonomike botërore disbalanca e jashtëzakonshme, ku vende si Kina kanë akumuluar suficite të mëdha tregtare, e vende si SHBA konsumonin me "para" të dhëna borxh nga Kina? Për të balancuar këtë nevojitet mbivlerësimi i monedhës kineze në mënyrë të theksuar. Këto janë temat që liderët e botës diskutuan edhe në takimin e tyre të fundit të G20 në Pitsburg.
Por le ta konsiderojmë të mirëqenë faktin se Shqipëria që nesër do të kishte euron si monedhën e saj kombëtare. Ka tre shembuj që më së miri tregojnë se si mund ta pësojë një shtet, që nuk ka vënë rregull në financat e tij kur përpiqet ta fiksojë kursin e këmbimit ose të ndryshojë monedhën e vet.
I pari vend është Argjentina. Ky shtet e kishte lidhur monedhën me dollarin dhe në vitin 2001 kaloi një situatë të ngjashme me atë që po kalon sot Letonia. Nuk zgjati shumë dhe, duke mos përballuar dot presionet e krijuara nga një kurs fiks artificial, Argjentina kaloi në kursin e lirë të këmbimit, uli me 30% shpenzimet publike, falimentoi në lidhje me borxhin e saj të huaj. Demonstrata të mëdha në rrugë filluan dhe pas tri ditësh qeveria u rrëzua.
I dyti vend që mund të merret si shembull se ç‘mund të ndodhë kur ekzistojnë disbalanca të mëdha dhe monedha kombëtare është e ankoruar pas euros në një kurs fiks, është Letonia. Në këtë vend deficiti tregtar i madh dhe flluskat spekulative të ekonomisë reale shkaktuan një ulje të PBB-së me gati 20% dhe të eksporteve me 40%. Banka Qendrore e Letonisë harxhoi brenda dy javësh 10% të rezervave për të ruajtur ankorimin me euron.
Sipas një prej ekonomistëve më të mëdhenj të botës, Paul Krugman, Letonia është Argjentina e ditëve tona. Problemet e ekonomisë së vendit qëndronin pikërisht në humbjen e konkurrueshmërisë së vendit për shkak të rritjes tej mase të pagave dhe në pamundësinë e korrigjimit të kësaj disbalance nëpërmjet kursit të këmbimit.
Në këto kushte ka dy mënyra për të arritur ekuilibrin. Ose zhvlerësim i monedhës, por këtë herë në mënyrë drastike e tejet të dhimbshme (e jo në mënyrë graduale e shumëvjeçare siç mund të ndodhë nën një regjim të lirë këmbimi si ai i lekut), ose një shkurtim po aq i dhimbshëm i shpenzimeve ku përfshihen ulja e pagave e pensioneve. Letonia zgjodhi këtë të dytën dhe pagat për administratën publike u ulën me mbi 20%.
A do të donte Kryeministri, apo edhe një shqiptar i vetëm të kalojë nëpër të tilla eksperienca? Unë besoj se Kryeministri ynë e njeh mirë temperamentin e popullit të tij. Nëse letonezët janë gjakftohtë dhe me ndonjë protestë demokratike i pranojnë këto ndryshime, a e imagjinon Kryeministri ynë se si mund të reagojnë bijtë e shqipes - që gjakftohtësinë e kanë tiparin e tyre të fundit në listën e cilësive - nëse u kërkohet ulja e rrogave dhe pensioneve dhe shkurtim masiv i vendeve të punës në administratë? A e imagjinon dot ai t‘u thotë shqiptarëve dhe të punësuarve në administratë se që nesër do të ulen rrogat e pensionet me 20-30%, sepse përndryshe buxheti nuk ka më lekë, se një pjesë e madhe e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve duhet të dalin në rrugë pa punë, sepse buxheti nuk ka më para për ta?
I treti vend që mund të përmendet është fqinji ynë verior, Mali i Zi, që përdor euron si monedhë zyrtare. Sipas raportit të FMN-së në mars 2009, rritja e shpejtë e pagave në kontekstin e përdorimit të euros po ul konkurrueshmërinë e ekonomisë. Një erozion i vazhdueshëm i konkurrueshmërisë do të minojë atraktivitetin e Malit të Zi si destinacion i investimeve të huaja (FDI) -thotë FMN - duke e bërë më të vështirë zgjerimin e bazës prodhuese të ekonomisë, duke thelluar edhe më tej deficitin tregtar. Deficiti i llogarive korente të Malit të Zi ka arritur në mbi 30% në vitin 2008. Në një situatë të tillë - vazhdon FMN - Mali i Zi duhet të ruajë stabilitetin financiar të vendit. Euroizimi i vendit ka bërë që instrumenti fiskal të jetë i vetmi instrument makroekonomik i mundshëm me të cilin mund të manovrohet. E thënë më shqip: Duke mos pasur një kurs të lirë këmbimi si ai i lekut për të ulur deficitin e llogarive korente, mbetet vetëm një mënyrë: ulja e shpenzimeve, domethënë e pagave dhe numrit të punonjësve në administratë ose e investimeve kapitale.
Përdorimi i euros ka bërë që eksportet malazeze të jenë më pak konkurruese në Ballkan, pa dhënë ndonjë kontribut në rimëkëmbjen ekonomike. Në këto kushte, nuk është i çuditshëm fakti që një ekonomi me konkurrueshmëri të dobët, si ajo shqiptare, të ketë një suficit tregtar me vetëm dy vende të rajonit (Kosova e Mali i Zi), vende që përdorin euron si monedhën e tyre zyrtare.
Shqipëria nuk mund t‘ia lejojë vetes një ulje të investimeve të huaja dhe rënie të konkurrueshmërisë së saj. Megjithëse jam i bindur se konkurrenca e një vendi nuk i duhet besuar zhvlerësimit të monedhës në periudhën afatmesme e afatgjatë, ka disa raste krizash - si kjo e cila po kalojmë sot - kur një zhvlerësim i koordinuar i monedhës, i lejuar nga një regjim kursi i lirë si ai i lekut, mund të jetë i dobishëm për të evituar tronditje të mëdha të sistemit financiar. Në fund të fundit, vetë FMN deklaron në raportin e tij për Shqipërinë se autoritetet shqiptare ranë dakord se politikat monetare që kanë si bazë targetizimin e inflacionit dhe regjimin e kursit të lirë të këmbimit janë një aset i rëndësishëm në duart e politikëbërësve të vendit. Kjo ka bërë që Shqipëria t‘i përballojë më së miri goditjet që vijnë nga jashtë. Çfarë ndodhi në një periudhë kaq afatshkurtër, e cila bëri që Kryeministri i vendit të dilte me një opinion krejt tjetër nga ai i rënë dakord me FMN?
Me këto tri shembuj dua të them që para se të hidhen në ajër propozime të tilla, si ai i kalimit të shpejtë tek euroja, duhet që Kryeministri të mendohet mirë, sepse nuk po flet në lokalin e një fshati të humbur, por po u drejtohet agjentëve ekonomikë, të cilëve u mjafton vetëm një fjalë e nënkuptuar - e jo më një fjali e tërë - për të filluar spekulimet. Për të mos folur pastaj për tregun tonë aq të vogël e lehtësisht të manipulueshëm dhe panikun, ekzagjerimet që po aq shumë e trazojnë shpirtin dramatiko-mesdhetar të shqiptarëve.
Një gjë është e sigurt: euroja është e ardhmja e Shqipërisë dhe kjo nuk diskutohet. Po për të arritur tek euro duhet që parametrat e ekonomisë sonë të konvergojnë drejt ekonomisë europiane. Do të duhen rreth 10 vjet që, në rastin më të mirë, ne të hyjmë në Bashkimin Europian dhe të paktën 4-5 vjet të tjera që ne t‘i bashkëngjitemi euros, sipas rrjedhës natyrore të gjërave.
Pse i duhet ngulur thika pas shpine një monedhe si leku 14 vjet para vdekjes natyrore të saj në mes të një krize botërore, ku spekulatorët dhe nervozizmi ka kapluar botën? Në fund të fundit leku ka qenë me të vërtetë një histori suksesi në eksperiencën e hidhur të tranzicionit shqiptar. Si do të riekuilibrohej bilanci ynë i llogarive korente nëse nuk do të ishte fleksibiliteti i lekut? Duke ulur pagat e pensionet siç po bën Irlanda që përdor euron? A kemi arritur në pjekurinë demokratike dhe ekonomike për të bërë një gjë të tillë?
Shpenzimet buxhetore kanë edhe ato një pjesë të përgjegjësisë për rritjen e deficitit të llogarive korente. Sipas të dhënave të FMN-së, 80% e vlerës së segmentit Durrës-Kukës shkon në importe. Kjo do të thotë që nga shuma tejet e madhe e kësaj rruge në Shqipëri e për shqiptarët ngelet vetëm 20% e vlerës, kurse pjesa tjetër shkon në rritjen e deficitit të llogarive korente.
Kjo rrugë është vitale për shqiptarët, por a nuk do të ishte më e arsyeshme që financimi i saj të shtrihej në një kohë më të gjatë dhe kontrollet ndaj tejkalimit të kostove të projektit më të rrepta?
Nëse do të kishim vepruar në këtë mënyrë, mbase shumë bashkatdhetarë nuk do të ishin të detyruar sot t‘i dorëzojnë bankës 8-9% më shumë lekë për kredinë e tyre në euro.
Nga ana tjetër, për dy vite janë shpenzuar qindra miliona euro për energjinë e importuar. Një pjesë e konsiderueshme e saj u vodh. Fatkeqësisht shqiptarëve u ka ngelur ora në vitin 1989 për sa i përket menaxhimit të aseteve publike, duke i konsideruar ato pjesë të shtetit komunist e jo të shoqërisë, pjesë e së cilës jemi të gjithë dhe për të cilën kontribuojmë të gjithë me taksa. Ky dështim, edhe 20 vjet pas rënies së komunizmit në menaxhimin e pronës publike, duhet të na detyronte të hidhnim sytë te privati shumë kohë më parë për privatizimin e OSSH-së. Në ekonomi asgjë nuk është falas. Nëse i jep botës qindra milionë euro për 2 vjet dhe bijtë e shqipes nuk e paguajnë atë ose e paguajnë nën kosto, fatura të vjen në formë tjetër: me zhvlerësim të monedhës e si rrjedhojë me rritje inflacioni të importuar.
Pasuria më e çmuar sot për shqiptarët në këto momente krize ndërkombëtare është stabiliteti financiar i vendit. Ne duhet të mendojmë si të mbrojmë besimin te leku e jo të dorëzohemi pa kushte kur kemi edhe të paktën 14 vjet që duhet të bashkëjetojmë me të dhe kur investimet e qeverisë në vitet e kaluara për krijimin e një klime biznesi të mirë për investitorët e huaj po sjellin frytet e para. Si mund ta bëjmë këtë?
Në vitet që vijnë Shqipëria mund të përfitojë një rritje të madhe të investimeve të huaja, që nëse do të ndiqet një politikë balancuese për sa i përket deficitit buxhetor e atij korent, do të kontribuonin në forcimin e lekut.
Banka e Shqipërisë duhet të jetë e vendosur të ndërhyjë në rastet e një sulmi spekulativ për të eliminuar lëvizjet e vrullshme të lekut, qoftë edhe duke përdorur levën e interesit. Një lek që u bën ballë sulmeve spekulative sot është një vlerë shumë më e çmuar se sa disa pikë bazë përqindjeje më pak në rritjen ekonomike. Stabiliteti financiar është themelor për një rritje ekonomike të shëndoshë. Ato pak pikë që mund të humbim sot i fitojmë shumë herë më tepër nesër. Por një goditje e stabilitetit financiar do të ishte shumë më e rëndë për një rimëkëmbje nesër ashtu siç e tregoi edhe kjo krizë botërore, ku gati shkrirja e sistemit financiar çoi në një ulje të menjëhershme të ekonomisë reale aktuale dhe ulje të potencialit të saj edhe për vitet që do të vijnë.
Mësimi që mund të nxirret nga kjo çështje ka të bëjë me rëndësinë e madhe që marrin deklaratat e çdo zyrtari të rëndësishëm në këto ditë të nxehta krize. Një konsultim paraprak me Bankën e Shqipërisë do të ishte i domosdoshëm në të ardhmen për të mos u dhënë mundësi agjentëve spekulantë të veprojnë me deklarata surprizë.
Shqipëria ka kaluar relativisht pa dëme të mëdha krizën më të rëndë ekonomike pas Depresionit të Madh të viteve ‘30. Do të ishte e pafalshme që pa arsye të dëmtojmë veten tani që rrezet e parat të diellit po duken në tunelin e gjatë të recesionit ekonomik që kaploi botën. Por kjo nuk do të thotë që në një periudhë afatmesme apo afatgjatë vendi nuk duhet të ndërhyjë për të ribalancuar disa nga disbalancat e tij që mund të na shkaktojnë shumë dëme.
Për të bërë këtë duhet:
-Qeveria të mbështesë me kredi fiskale personat që kanë marrë kredi në lekë për shtëpitë e tyre. Shqipëria vuan nga fenomeni i currency mismatch (më shumë kredi të dhëna në valutë të huaj, sesa depozita në valutë të huaj) qoftë për sa u përket individëve, qoftë për sa u përket bizneseve. Një nga gjërat më të mira të kësaj qeverie është reforma në teknologjinë e informacionit. Tashmë që qytetarët janë të regjistruar e me karta elektronike ka ardhur momenti i integrimit i të gjitha të dhënave (edhe atyre financiare) dhe deklarimit të të ardhurave personale të çdo individi në Shqipëri. Në këtë mënyrë qeveria mund t‘i ofrojë kredite fiskale për një pjesë të interesave që paguhen në lekë për kredinë e marrë në bankë për të blerë shtëpinë, për t‘u zbritur nga taksat që duhen paguar për këto të ardhura. Në këtë mënyrë stimulohet marrja e kredive në lekë dhe ulet disi edhe diferenca që ekziston midis kredive në lekë dhe atyre në valutë.
-Banka e Shqipërisë të vazhdojë të inkurajojë kreditimin në lekë duke vazhduar me vendosjen e kërkesave më të mëdha për sa i përket kapitalit për kreditë në valuta të huaja.
Nuk ka pse bizneset shqiptare të përdorin konsumatorin shqiptar për të bërë hedging natyror të kostove të tyre në euro. Shitja në euro bën pikërisht këtë. Rreziku i këmbimit nuk ka pse t‘i kalojë shtresës më të painformuar për rreziqet e kursit të këmbimit. Ka ardhur koha që bankat të ofrojnë shërbimet e tyre të mbrojtjes ndaj luhatjes së kursit të këmbimit bizneseve të vendit, duke kontribuar në sofistikimin e tregut financiar vendas.
Formalizimi i ekonomisë në mënyrë sa më të shpejtë do të ndihmonte. Përdorimi i kasave dhe pagesa në lekë duhet të vendoset sa më shpejt. Një mungesë e besimit te leku është mungesë besimi në politikëbërësit tanë. Një zhvlerësim i thellë i lekut do të përkthehej në zhvlerësim të kapitalit të akumuluar nga të gjithë me mund e sakrifica në gjithë këto vite e që ka arritur ta ngrejë nivelin e jetesës së çdo shqiptari. Një devijim nga këto politika do të pasqyrohej në lëvizjen e lekut, që si gjithmonë është pasojë dhe jo shkak i veprimeve të nxituara të ndërmarra diku tjetër.