Familjet e varfra në Vorë nuk marrim dot kartat
Duket se problemi i aplikimit për karta nga shtresat e varfra të shoqërisë, po shqetëson edhe dhjetëra banorë të lagjes Pavarësia në Vlorë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk arrijnë të sigurojnë dot mbijetesën. Varfëria ekstreme nuk shënohet vetëm në zonat rurale të vendit. Në Vlorë, në lagjen Pavarësia dhjetëra familje figurojnë në listat e dyqaneve, pasi nuk arrijnë të sigurojnë dot mbijetesën.
Një e tillë është edhe familja Bylyshi, ku burrë e grua jetojnë me të ardhura zero dhe për rrjedhojë shprehen se e kanë të pamundur të aplikojnë për marrjen e kartës së identitetit. Të vetmet para që mund të sigurojë kryefamiljari Flamur Bylyshi, janë ditët e pakta kur mundet të gjejë ndonjë punë një ditore. Kartën nuk mund ta bëj dot, pasi skam të ardhura e për pasojë nuk mund të shkoj dot as në votim. Jam paraqitur një ditë për të marrë një certifikatë më kërkuan taksën e gjelbërimit, nuk kam i thashë dhe nuk e mora dot certifikatën- shprehet kryefamiljari e familjes Bylysh. Pro një problem të tillë duket se e kanë edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje, të cilët ushqimin e përditshëm e sigurojnë vetëm nga bamirësia e tregtarëve të vegjël që japin ushqime me listë.