E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtësia, dënimi i vendimit kolektiv dhe kultura juridike e popullit

Nga Orhan ZARSHATI
Drejtësia në gjykimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, konsiderohet si një prej arritjeve fundamentale të njerëzimit gjatë zhvillimit të tij mijëvjeçar në shoqëri të ndërgjegjshme. Njerëzit dhe qytetarët e thjeshtë me drejtësi kuptojnë një tërësi aktesh, ligjesh, dispozitash e rregullash, të detyrueshme për tu zbatuar nga anëtarët e shoqërisë; sepse ato rregullojnë marrëdhëniet e tyre në shoqëri, si nga pikpamja ndërmjet individëve, ashtu dhe nga pikpamja e të mirave materiale që ka shoqëria njerëzore.
Fjala drejtësi rrjedh nga latinishtja, directum, mbasi drejtësia sipas përcaktimit të mësipërm u zhvillua dhe mori formën që e trashëgojmë sot, në Romën antike (mbas fillimeve në Greqinë e lashtë), me të ashtuquajturën e Drejta Romake. Sot drejtësia kuptohet si mundësia që i jepet individit për të shprehur vullnetin fizik dhe moral në kryerjen e një akti gjykimi të marrëdhënieve,ose të një pronësie ndërmjet njerëzve; si dhe për të kërkuar diçka nga një individ tjetër. Kushtetuta si ligji themelor mbi të cilin është ngritur dhe funksionon një shtet, përcakton të drejtat dhe detyrimet e çdo individi (anëtari) të shoqërisë. Të drejtat civile, psh janë të drejtat që gëzon dhe mund ti ushtrojë çdo qytetar (si individ, apo anëtar i shoqërisë). Të drejtat civile garantohen nga Kodi Civil, si : e drejta për ta kaluar me dhurim pasurinë ndërmjet individëve të gjallë (që jetojnë) të shoqërisë, e drejta për ta tjetërsuar (për ta shitur, ose për të hequr dorë) një pasuri, ose e drejta për ta lënë me testament atë pasuri. Të drejta qytetarie janë ato të drejta, që i akordohen qytetarëve për marrëdhëniet e tyre me shtetin, si: e drejta e votës. Ndërsa detyrimi i pagimit të taksave,është një detyrim qytetarie, i cili rregullohet me ligjet e administrimit të kontributeve të qytetarëve për të mbajtur shtetin në këmbë. Folëm për këto nocione të drejtësisë, që natyrisht juristët i kanë trajtuar dhe do ti trajtojnë me hollësi e kompetencë në media, për të kaluar pastaj në trajtimin e disa nga problemet e drejtësisë në vendin tonë. Drejtësia u zhvillua gjatë shekujve dhe u kthye në një shkencë të evoluar, e cila gjen shprehjen e vet me të ashtuquajturën jurisprudencë, kjo është shkenca, ose filozofia e ligjit. Legjislacioni është tërësia e ligjeve, të hartuar nga
legjislativi, në vendin tonë nga Kuvendi i Shqipërisë. Zhvillim i mëtejshëm i drejtësisë, është e Drejta Ndërkombëtare, e cila rregullon marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe shteteve të tyre. Marrëdhëniet shpirtërore, dmth ato fetare të njerëzimit, rregullohen nga e Drejta Kanonike dhe e Drejta Divine, që shprehin vullnetin hyjnor, nëpërmjet një legjislacioni kishtar; të cilin më të zhvilluar dhe më të organizuar e ka Selia e Shenjtë (Vatikani), drejtuesi i Kishës Katolike Botërore. Shtetet demokratike perëndimore, janë ato vende që e kanë zhvilluar dhe përsosur ndër shekuj drejtësinë. Kështu është Anglia me Magna Carta,ose Magna Carta Libertatum të proklamuar për herë të parë nga mbreti Xhon i Anglisë(John of England) me 1215, e cila shpuri në ligjin kushtetues. Po kështu mbreti Uilliam i III-të dekretoi të ashtuquajturin deklarim i të drejtave më 22 janar 1689. Me këtë akt mbreti anglez i njihte Parlamentit të vendit të tij, të drejtën për tu mbledhur, për të votuar për taksat, për të kontrolluar zbatimin e ligjeve; ndërsa qytetarëve u njihte të drejtën për tu përfaqësuar, të drejtën për tu gjykuar nga juritë dhe jo nga  tribunalet (gjykatat) e veçanta. Në Francë, Deklarata e të drejtave të njeriut dhe e qytetarëve, e shpallur më 1789 nga Asamblea Kushtetuese, u njihte francezëve barazinë politike dhe sociale,respektimin e pronës,sovranitetin e kombit, pranueshmërinë e të gjithë qytetarëve në institucionet publike,detyrimin e çdo individi për tiu bindur ligjeve,shprehjen e vullnetit të përgjithshëm, respektimin e mendimit dhe respektimin e besimit fetar, lirinë e fjalës dhe të shtypit, ndarjen e barabartë të taksave me pëlqimin e përfaqësuesve të zgjedhur të vendit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shpalljen më 1787 të Deklaratës së të Drejtave (The Bill of Rights), e cila u bë baza e Kushtetutës Amerikane, u hodhën themelet e shtetit të së drejtës, të Demokracisë së Madhe Amerikane. Nga shembujt e dhënë kuptohet se sa larg në kohë dhe hapsirë kemi qenë dhe jemi ende nga drejtësia e shteteve të mëdha demokratike; me gjithë përparimin e dukshëm dhe të ndjeshëm të ndërmarrë në vendin tonë për ndërtimin e shtetit të së drejtës (ose shtetit ligjor) dhe plotësimin e legjislacionit përkatës; si dhe reformat në drejtësi (reformat legale). Për të zbatuar drejtësinë në shtetin ligjor që po ngremë; sidomos për të plotësuar kërkesat që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO, si dhe kërkesat lidhur me aplikimin për tu pranuar në BE, mbas miratimit nga parlamentet e vendeve anëtare të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) të Shqipërisë me BE-në, tek ne po punohet për të plotësuar kuadrin e përgjithshëm të pushtetit gjyqësor. Prej kohësh funksionojnë gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese; vepron policia gjyqësore, ndërsa po vonohet ngritja e gjykatave administrative. Po ashtu prej kohësh funksionon Prokuroria e Përgjithshme dhe prokuroritë në qarqe, si organe të akuzës. Gjykatat kanë varësi nga Ministria e Drejtësisë, krahas pavarësisë relative,që gëzojnë ato brenda pushtetit gjyqësor, i cili është i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislativi; megjithëse mbi të ndikon e rëndon politika. Prandaj, një nga arsyet pse thuhet se gjyqësori është lehtësisht i korruptueshëm, është pikërisht ndikimi i politikës.
Për drejtësinë, dmth për të vëzhguar dhe gjykuar mbi punën e organeve të drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi, funksionon Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i atakuar shpesh nga titullari i Ministrisë së Drejtësisë, si refleks i konfliktit latent, por herë herë dhe të hapur, në mes Kryeministrit dhe Presidentit. Si drejtues politik, Ministri i Drejtësisë, z.Enkelejd Alibeaj po ndeshet me kryetarin dhe nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjet themelore të pavarësisë së gjyqësorit nga politika dhe për reformat në drejtësi. Probleme kanë lindur edhe me veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe titullares së saj, Ina Rama, për procedurën e dërgimit në gjykatë të akuzës kundër të implikuarëve në ngjarjen e Gërdecit (e problemet që e pasojnë atë), si ish Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Problem tjetër ishte dhe mbetet akuza ndaj ish Ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha, aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme; i cili akuzohet për korrupsion në ndërtimin e autostradës së madhe Durrës-Morinë. Kryeministri vendit, z.Sali Berisha, kur shfaqet në ekranet e televizioneve, atakon shpesh Prokuroren e Përgjithshme, znj.Ina Rama, se me akuzën ndaj Lulzim Bashës ka vepruar në kundërshtim të hapur me një parim bazë shekullor të drejtësisë, që zanafillën e ka që nga e Drejta Romake, duke shpënë për gjykim e dënim në gjykatë një vendim kolektiv, të Qeverisë, pra të Këshillit të Ministrave (VKM).Lulzim Basha ka zbatuar një vendim kolektiv, dhe nuk mund të akuzohet nga Ina Rama, se ka vepruar personalisht në financimin abuziv dhe korruptiv të ndërtimit të autostradës Durrës-Morinë, thekson vazhdimisht, Kryeministri Sali Berisha. Qytetarët e thjeshtë shtrojnë pyetjen se a po dënohet padrejtësisht një VKM, që është një vendim kolektiv i Qeverisë? Çfarë procedurash janë shkelur prej saj dhe ku qëndron mëkati i Ina Ramës? Qytetarët pyesin nëse ka me të vërtetë një vendim autentik kolektiv (i cili natyrshëm është formuluar dhe nënshkruar si VKM) të Qeverisë, apo kemi të bëjmë me një diktat të Kryeministrit në nxjerrjen e këtij vendimi dhe që është mëse normale nga pikpamja proceduriale, por jo nga pikpamja morale, po të jetë thjesht diktat i Kryeminsitrit. Por që sidoqoftë nuk mund të gjykohet. Ata gjithashtu pyesin nëse ka precedentë të dërgimit në gjykatë të një vendimi kolektiv, në vendet me demokraci të konsoliduar, ku funksionon shteti ligjor? Sido që të jetë realiteti, publiku i gjerë pret me kureshtje të përligjur një përgjigje, sepse nuk

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›