Publikohen abuzimet e Ramës në lejet e ndërtimit dhe copëzimin e planit urbanistik

Plani Francez, produkt i mafies së ndërtimit
Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës për planin urbanistik dhe lejet e ndërtimit mesa duket nuk kanë të sosur. Partia Demokratike ka bërë përgjegjës kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se me planin rregullues të qendrës ka vënë njolla klienteliste për ndërtimet shumëkatëshe, duke zhvlerësuar padrejtësisht pasuritë e patundshme të qytetarëve të tjerë. Nga ana e saj, PD nuk ndal akuzat e saj ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, edhe pse deklaron se këto akuza nuk kanë lidhje me çështjen politike në sensin e fushatës, por ajo shprehet e shqetësuar me mënyrën sesi me transparencën e tij, Rama trajton lejet e ndërtimit. Akuzat më të fundit nga ana e PD, drejt kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, mbajnë firmën e zëdhënësit të grupit parlamentar të PD-së, njëkohësisht edhe kandidat për kreun e PD-së, së Tiranës, Aldo Bumçi. Sipas tij, situata është shqetësuese tek lagjet e vjetra të Tiranës, ku veçoi faktin se këto lagje nuk trajtohen si njësi të integruara ndërtimi, por duke dhënë një leje këtu e një atje, duke i lënë pa një zhvillim urban. Në të gjitha rrugicat që lidhin rrugën e Kavajës me rrugën Myslym Shyri dhe tek lagjet e vjetra të Tiranës, shtëpitë përdhese janë zhvlerësuar. Kjo është trashëgimia që Rama po i lë këtij shteti. Ai që nuk është pjesë e ortakërisë së kryetarit të bashkisë, ndëshkohet, ka shtuar Bumçi. Gjithashtu ai ka theksuar se Edi Rama po përdor dy standarde në dhënien e të drejtës për dhënien e lejeve të ndërtimit, duke përmendur këtu planin francez për qendrën e kryeqytetit, ku veçon faktin se Rama ka dhënë leje ndërtimi në bazë të njohjeve të tij politike dhe ekonomike. Sipas planit francez, që njihet ndryshe dhe si plani i kullave të kryetarit të bashkisë, një pronë mund të zhvillohet, ndërsa pronës tjetër i thuhet se duhet të qëndrojë zonë e gjelbër. Kështu është në shumë pika të tjera të planit francez. Ky është një shembull, kemi dy pronarë të vjetër të cilët kanë të drejtë të zhvillojnë pronën e tyre. Ka një mënyrë sesi zgjidhet kjo, që është menaxhimi i tokës. Të dyja pronat njëjtësohen dhe dy pronarët përfitojnë, deklaroi Bumçi. Ndër të tjera ai akuzon drejtpërdrejtë Ramën për dhënien e lejeve të ndërtimit në bazë të njohjeve të tij politike dhe ekonomike. Zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi se metoda e qeverisjes së Ramës për kryeqytetin është primitive, pasi ai e koncepton zhvillimin e pronës në Tiranë, ku disa pronarë përfitojnë në kurriz të të tjerëve për abuzime personale të kryetarit. Sipas tij, Rama vazhdon ta mbajë Tiranën pa plan, sepse e përdor për grupin e tij, duke e copëtuar me studime pjesore siç është plani francez për qendrën, që u hartua vetëm për kullat e kryetarit. Gjatë hartimit të planit francez, shumë pronarë të vjetër të qytetit kanë ngritur shqetësimin e tyre për mënyrën sesi përcaktoheshin njollat e ndërtimit në këtë zonë, nëse i kishe lidhjet e duhura ekonomike dhe politike me kryetarin zona përcaktohej zonë me pallate shumëkatëshe, në të kundërt prona përcaktohej si lulishte ose zonë me intensitet të ulët ndërtimi, ka theksuar Bumçi.
Shalsi: Tirana po zhvillohet duke iu bashkuar modeleve evropiane
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i nënkryetari të bashkisë, Shalsi, i cili i konsideroi këto akuza si shqetësime të Berishës për Tiranën, që ka ndryshuar dhe po ndryshon përditë, duke iu bashkuar modeleve evropian. Me sa duket, Sali Berisha nuk mund të çlirohet nga makthi përpara pasqyrës së Tiranës evropiane dhe as të ndalojë papagajtë e tij që prej 9 vjetësh bëjnë këtë punë të shpifur dhe qesharake, që flasin kështu dhe asnjë nuk i dëgjon, theksoi Eduard Shalsi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.