E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet ne nevoje, 118 persona perfitojne kredi e bonuse Sonila Isaku

Plot 91 persona kane perfituar kredi per blerjen e banesave dhe 17 te tjere bonuese per perballimin e qerase. Ky ka qene vendimi i pare qe ka marre Keshilli Bashkiak gjate mbledhjes se djeshme. Pavaresisht debateve qe nisen per kete pike, ku u kerkua kriteret qe duhet te plotesojne familjet per te marre kete ndihme ekonomike, per blerjen e banesave apo perballimin e qerave. Anetaret e keshillit rane dakord per vendosjen e te tjerave kritereve per personat te cilat do te rishikohen gjate muajve ne vazhdim. Ky program aplikohet nje prej bankave te nivelit te dyte ne vendin tone, nderkohe qe perzgjedhja e familjeve behet ne baze te disa kritereve. Ajo qe vlen te permendet eshte se ka kritere skualifikuese per familjet pavaresisht se jane miratuar nga Keshilli bashkiak. Keshtu nese, familjet e perzgjedhura, sipas sistemit te pikezimit te miratuar tashme nga Keshilli Bashkiak, nuk duhet te disponojne banese ne pronesi. Ata duhet te kene te ardhura mujore brenda kufijve te miratuara nga Ministria e Puneve Publike ne bashkepunim me banken. Perzgjedhja e perfituesve behet ne baze te dokumentacionit te dorezuar sipas nje vendimi te Keshillit te Ministrave. Te ardhurat bazohen ne numrin e pjesetareve ne familje te cilat fillojne nga dy persona me mbi 31 mije leke deri ne 6 persona me rreth 107 mije leke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›