Familjet në nevojë, 140 lekë kompensim për energjinë
dje se tashmë ka përfunduar vendimi për kompensimin e energjisë elektrike, pas rritjes që iu bë çmimit më 1 janar të vitit 2010. Këtë javë do e dorëzojmë vendimin në qeveri dhe kompensimi do të jetë 640 lekë për çdo familje, e cila është përfshirë në kategoritë e përcaktuara tashmë. Bëhet fjalë për familjet me të ardhura të pakta, pensionistët, invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar, u shpreh ministri Ksera. Sipas tij kompensimi i energjisë është pjesë e planit social të veprimit për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit për çështjet sociale në bazë të traktatit për komunitetin e energjisë ku bën pjesë dhe Shqipëria. Ky memorandum vjen pas unifikimit të çmimit të energjisë në tregun evropian. Ky treg na detyron që të unifikojmë çmimin e energjisë por nga ana tjetër me anë të memorandumit ne garantojmë mbrojtjen e kategorive në nevojë, tha Ksera. Që nga 1 janari, qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë për konsumin e energjisë elektrike pasi çmimi i saj u rrit me 13 për qind, sipas vendimit të Entit Rregullator në dhjetor të vitit të shkuar. Qeveria ka parashikuar një fond prej 2 miliard lekë për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike duke garantuar në këtë mënyrë kompensim 100% të vlerës së rritur të energjisë për kategoritë në nevojë.