E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metrologjia: Abuzohet me sasinë e karburantit

Shoqëritë e karburanteve abuzojnë me masën e produktit që pompohet në automjete. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë nga kontrollet e ushtruara ka konstatuar shkelje të kësaj natyre, ku sasia e karburantit që hidhet është më e vogël, se ajo që tregohet.

Drejtoresha e DPM-së, Angjelina Kola sqaron se për abuzimet e konstatuara janë pushuar metrologë nga puna si dhe janë vendosur gjoba mbi subjektet që kanë kryer shkelje. Kola shprehet se kontrollet do të vijojnë, me qëllim shmangien e çdo abuzimi që mund të bëhet në pikat e karburantit. Pika normale e sasisë së karburantit që tregohet në matjet metrologjike duhet të jetë zero ose plus një, çdo tregues nën zero dëshmon për abuzime nga ana e shoqërive të karburanteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›