E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto pret ambasadorin grek

Deklarata e konsullit helen gjate themelimit te OMONIA-s, se ne Korçe ka greke dhe se mbështeste idenë e regjistrimit te popullsisë, duke synuar bashkimin ne emër te ?vorio-epirit?, ka trazuar serish marrëdhëniet e brishta ne këtë pike mes 2 vendeve fqinje. Ne mesdite, ministri i jashtëm shqiptar, njëkohësisht zv/kryeministër, ka thirrur ne zyrën e tij për te dhënë shpjegime mbi këto qëndrime, përfaqësuesin me te larte te Athinës zyrtare ne Tirane. Takimi qe zgjati rreth një ore, është mbajtur pa praninë e mediave. Por zyra e shtypit e Ministrisë se Jashtme, publikoi pak me vone përmbajtjen e bisedës. Zoti Haxhinasto i konsideroi te papranueshme deklaratat e konsullit grek dhe një reflektim aspak te drejte te marrëdhënieve reale mes 2 shteteve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›