E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat e Mares, kercenojne ne Facebook

Nis hetimi per kete grup personash, qe bejne thirrje per hakmarrje

Te gjitha mesazhet kercenuese te fansave te Ledion Mares ndaj policise ne faqen e Facebook-ut, do te merren ne hetim nga prokuroria. Tre persona jane vene nen hetim per fjalet kercenuese dhe fyese te perdorura ne kete faqe interneti, nga mbeshtetesit e Mares, te riut nga Lushnja, qe mbeti i vrare gjate shkembimit te zjarrit ne 7 gusht. Drejtoria e Policise se Tiranes, ka mbledhur te gjitha keto mesazhe publike ne faqen e Facebooku-t te Mares dhe i ka depozituar ne prokurori. Mesohet se tre personat qe kane hapur faqen e fansave te Mares, "Ledion Mara, Zemra Jone" dyshohet te jene nga qyteti i Lushnjes. Ne tekstet e tyre ata mbeshtesin kauzen e Ledion Mares dhe Dritan Dajtit. Sektori i Antiterrorit ne Policine e Tiranes, ka nisur menjehere hetimin per kete grup personash, qe bejne thirrje per hakmarrje ndaj oficereve te tjere te policise, qe moren pjese ne aksionin per kapjen e te shume kerkuarit Dritan Dajti. Hartuesit e profilit te Ledion Mares, kane ofruar nje shume prej 20 mije eurosh si shperblim, per ata qe postojne emrat apo foto te policeve pjesemarres ne aksion. Sektori i Perpunimit te Teknologjise dhe Informacionit ne Policine e Tiranes, ka nisur verifikimet per zbulimin e personave te vertete, qe fshihen ne kete grupim fansash. Specialistet kane lokalizuar kompjuteret, nga te cilet mund te jene shkruar mesazhet kercenuese te mbeshtetesve te Mares. Profili ne Facebook, "Ledion Mara, Zemra Jone", u krijuar menjehere pas 7 gushtit, dite ku mbeti i vrare 23-vjecari Mara, krahu i djathte i Dritan Dajtit. Nepermjet faqes se internetit ne Facebook, ky grupim personash brenda dhe jashte vendit, i shpalli lufte te hapur policise dhe shtetit. Por nje "lufte" jo e vogel mesazhesh ne kete faqe, rezulton te zhvillohet edhe mes mbeshtetesve te Mares dhe perkrahesve te policise. I gjithe shkembimi i mesazheve, karakterizohet nga nje fjalor banal, ku duket se shfryhen mllefet nga te dyja palet. Ne adrese te policise leshohen fjali te tilla: "Keshtu do ta pesoni o police. Doni qe ne te lejme te qete policet e vrare? Na lini edhe ju te qete te kujtojme shokun tone Ledionin, eshte negociata e fundit, perndryshe plani im do te filloje te zbatohet".

Vrasja e Mares

Ledion Mara ishte shoku i ngushte i Dritan Dajtit, autorit te masakres se 7 gushtit, ku mbeten te vrare 4 oficere policie. Sipas hetimeve, menjehere pas ngjarjes, u arrit ne konkluzionin qe Mara eshte vrare nga Dritan Dajti. Ai u qellua nga miku i tij Dajti, gjate shkembimit te zjarrit te ketij te fundit me efektivin e policise Altin Dizdari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›