E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansat e U2, më inteligjentët

 

Një studim ka zbuluar se fansat e grupit legjendar të rrokut, U2 janë më inteligjentët mes shumë fansave të muzikës. Dëgjuesit Beethoven-it janë klasifikuar si fansat më të shpejtë, ndërsa ata që janë të përkushtuar ndaj grupeve dhe autorëve si “Radiohead” dhe Bob Dylan kanë pasur mesatare relativisht të larta inteligjence. Fansat e grupeve e autorëve si “Queen”, “The Beatles”, Jimi Hendrix, Frank Sinatra dhe Bob Marley të gjithë janë renditur në mesatare e poshtë. Studimi i studentëve amerikanë doli në përfundimin se ata që preferojnë muzikë indiane në përgjithësi janë të zgjuar, por fansat e popit, rrokut dhe muzikës gospel renditen në shkallë më të ulët. Studenti i PhD, Virgil Griffiths analizoi studentët të listuar në rrjetet kompjuterike shkollore dhe krahasoi rezultatet e testeve të tyre me preferencat e tyre muzikore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›