Një djalë indian shpëton nga shtiza
Një djalë gjashtë vjeçar nga India, Mehul Kumar ka shpëtuar për mrekulli pas nguljes së një shtize hekuri, e ngjashme me heshtat e dikurshme, mes për mes barkut të tij. Djaloshi nga Jharkand, Indi, u dërgua me urgjencë në spital pasi papritur ra nga tarraca e një ndërtese një ditë më parë, duke përfunduar i ngulitur në një shtizë metalike. Mjekët e hoqën shtizën nga trupi i djalit pas një operacioni të vështirë që zgjati katër orë. Ata thanë se gjashtë-vjeçari kishte humbur shumë gjak por për fat të mirë “nuk kishte asgjë të rëndë”. Sipas “The Sun”, kirurgu Sandeep Aggarëal tha se “Ndërsa i hapëm barkun zbuluam se mëlçia e tij ishte e dëmtuar, stomaku po ashtu është dëmtuar por për fat të mirë, shpretka dhe pankreasi janë në rregull”. Mjeku vlerësoi vullnetin e fortë të Mehul për përballimin e operacionit.