Vampiret, fajtoret e Venecias
Një foto e jashtëzakonshme tregon një tullë të vendosur mes përmes gojës së një kufome, si besëtytni për të ndaluar përhapjen e sëmundjes në Italinë Mesjetare, shkruan “The Sun”. Kjo kufomë lë dyshime të forta mbi realitetin ekzistencës së vampirëve. Zbulimi i jashtëzakonshëm është bërë në një varr të lashtë për viktimat e murtajës, që u gjet pranë lagunës së Venecias gjatë një procesi ndërtimi. Atëherë besohej se murtaja ishte përhapur nga femrat vampire, të varrosura pranë trupave të viktimave të murtajës, që do të ushqeheshin me të vdekurit derisa të ngriheshin nga varri për t’u ushqyer me të gjallët. Në varr u gjet një ‘vampire’ e cila është e para e llojit të saj e zbuluar në Lazzaretto Veçhio, ishulli ku liheshin viktimat e murtajës. Arkeologët dhe antropologët shprehen se tulla është vendosur kaq fort në gojën e një gruaje saqë i ka thyer disa dhëmbë. Por pjesa mbetur e tyre tregon shumë.