E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fantazi me Litmanenin

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 14:25

Berat Sadik e mirëpret fillimin e sezonit në kampionatin finlandez. Sulmuesi shqiptar po ushtron fort, pasi objektiv i tij është që ta ndihmojë sa të mundet ekipin e tij të ri, Helsinki, të cilit iu bashkua sivjet.

24 vjeçari nga Shkupi premton gola këtë sezon për ekipin finlandez. “Objektiv kryesor është që të mbetem në formë. Mezi pres të fillojë sezoni dhe të mundohem ta ndihmoj skuadrën me gola, pasi që për këtë më kanë transferuar”, deklaroi Sadik për ueb faqen veikkausliiga.fi.

Sipas tij, Helsinki ka një ekip të mirë, si në fazën ofanzive, ashtu edhe në atë defanzive. Javë më parë, gjiganti finlandez e transferoi veteranin Jari Litmanen. Në të kaluarën, Sadik e kishte rastin dhe kënaqësinë të luante me legjendën e futbollit finlandez te FC Lahti.

“Është ndjenjë fantastike që të luaj sërish me Jari. Është një lojtar që di t’i ushtrojë dhe t’i përkrahë të rinjtë e të gjithë sektorëve. Litmanen është shumë i rëndësishëm për skuadrën”, tha në fund Sadik i cili në të kaluarën ka luajtur në ekipet KuPS, FC Lahti, Arminia Bielefeld e Zulte Waregem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›