E Diel, 1 Nëntor 2026

Fantazisti Hyka: "Jam një Mikoli në miniaturë"

 

Pëlqen futbollin italian, Palermon si skuadër dhe Fabricio Mikoli është një nga të preferuarit e tij. Kështu është shprehur për Mediagol.it, Jahmir Hyka, fantazisti i Kombëtares shqiptare, aktualisht te Mainz 05 në Gjermani. "Njoh goxha futbollin italian, Palermon dhe futbollistët e kësaj skuadre. Më pëlqen shumë Fabricio Mikoli dhe më kanë thënë që i ngjaj pak atij në mënyrën e lojës. Njoh edhe trajnerin Zenga dhe mendoj se është një nga teknikët më të mirë të sezonit të kaluar. Bëri shumë mirë te Katania dhe mendoj se me organikën që ka në dispozicion do të jetë edhe më i suksesshëm te Palermo", ka pohuar Hyka. Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se mes Manz dhe Palermos vazhdojnë tratativat për sjelljen e Hykës në Itali. Në shkëmbim në Gjermani mund të shkojë mesfushori, Mauricio Kiaramitaro. Ky i fundit ka luajtur te Salernitana në formë huazimi dhe me rikthimin në skuadër duket se do të shitet në mënyrë definitive tek skuadra e Mainz në Bundesligën e Parë gjermane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›